Seksionet në librari: - Librat që nuk i keni lexuar. - - TopicsExpress



          

Seksionet në librari: - Librat që nuk i keni lexuar. - Librat që nuk duhet lexuar. - Librat e shkruar për qëllime të tjera përveç leximit. - Librat që i keni lexuar edhe para se ti hapni sepse ata i përkasin kategorisë së librave që i keni lexuar akoma pa u shkruar. - Librat, të cilët do ti kishit lexuar nëse do të kishit më shumë se një jetë, por fat të keq ditët i keni të numëruara. - Librat që ju dëshironi ti lexoni, por ka edhe të tjerë të cilët duhet ti lexoni para tyre. - Librat, të cilët janë shumë të shtrenjtë dhe ju duhet të prisni derisa të shiten më lirë. - Librat dublikatë, të cilët shiten me kopertinë shumë të hollë. - Librat, të cilët mund ti huazoni nga dikush. - Librat, të cilët i ka lexuar secili dhe është e njëjta gjë sikur ti kesh lexuar edhe ti. - Librat që jeni duke planifikuar për ti lexuar që disa vite. - Librat, për të cilët jeni duke bërë gjah që një kohë të gjatë, por pa sukses. - Librat që ndërlidhen me punën që jeni duke e bërë gjatë kësaj periudhe. - Librat, të cilët dëshironi ti posedoni, por mund tiu bien në duar vetëm rastësisht. - Librat që i keni lënë mënjanë ndoshta pë ti lexuar verën tjetër. - Librat, të cilët përshtaten me librat e tjerë që i keni në dollap. - Libra që ju mbushin me kureshtje të papritur dhe të pashpjegueshme. - Librat, të cilët i keni lexuar para shumë kohësh dhe që tani është koha për ti rilexuar. - Librat që ju gjithmonë keni pretenduar ti lexoni dhe tani është koha që të uleni dhe të vërtetë ti lexoni ata.
Posted on: Sun, 13 Oct 2013 14:32:43 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015