Shablloni nuk mund të therrasë vetveten: Stampa:Football kit box - TopicsExpress



          

Shablloni nuk mund të therrasë vetveten: Stampa:Football kit box Kuq e zi janë ngjyrat që e përfaqësojnë skuadrën gjatë gjithë historisë saj. Ata u zgjodhën për të përfaqësuar ngrohtësinë e zjarrtë të lojtarëve (të kuqen) dhe frikën e kundërshtarëve për të sfiduar skuadrën (të zezën). Rossoneri, është nofka më e njohur për skuadrën, që në italisht, fjalë për fjale do të thotë Kuq-e-zinjtë, duke iu referuar ngjyrave në shiritat e fanellave të saja. Një tjetër nofkë e cila rrjedh nga ngjyrat e skuadrës është Djalli. Një imazh me një djall të kuq përdorej si logo e Milanit në një pikë me një Yll i Artë për Përsosmëri Sporti vendosur pranë tij. Ashtu siç është e zakonshme në futbollin italian, ylli mbi logon i shpërblehej skuadrës pas fitimit të 10 titujve në ligë, në vitin 1979. Për shumë vite , simboli i Milanit ishte thjeshtë vetëm Flamuri i Milanos, i cili fillimisht ishte flamuri i Shën Ambrozit. Simboli modern i përdorur sot i përfaqëson ngjyrat e skuadrës dhe flamurin e Comune di Milano, me akronimin ACM në krye dhe vitin e themelimit (1899) në fund. Shortse të bardha dhe çorape të zeza veshin si pjesë e uniformës për ndeshjet në shtëpi. Fanellat e Milanit për ndeshjet si mysafir gjithmonë kanë qenë plotësisht të bardha. Gjithmonë është konsideruar nga tifozët dhe nga skuadra të jetë një fanellë me fat për finalet e Champions League, për shkak të faktit se Milani gjashtë nga tetë finalet i ka fituar me fanellat e bardha (duke humbur vetëm nga Ajaxi në vitin 1995 dhe nga Liverpooli në vitin 2005), dhe ka fituar vetëm një nga tre finalet që i ka luajtur me fanellat kuq e zi. Fanella e tretë, e cila rrallë përdoret, ndryshon çdo vit, e cila kryesisht është e zezë dhe disa vija horizontale të kuqe në sezonet e fundit.
Posted on: Sun, 20 Oct 2013 13:07:20 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015