Shefi i ekipit Mercedes, Ross Brawn tha se ekipi i tij ka disa - TopicsExpress



          

Shefi i ekipit Mercedes, Ross Brawn tha se ekipi i tij ka disa dredhi nen mëngë për gjysmën e dytë të sezonit pas mbylljes se gjysmes se pare te sezonit me 3 fitore ne 5 garat e fundit Mercedes ka treguar potencial gjatë gjithë vitit, por ka luftuar ne aspektin e konvertimit te pole position-ve ne fitore. Çështja kryesore ka qenë degradimi i gomave te pasme, por ekipi u shfaq ne Hungari me nje hap te rendesishem perpara, me Lewis Hamilton triumfues ne temperaturat e nxehta te Hungaroring. Brawn vlerësoi performancën e ekipit të tij në garat e fundit, por tha se ekipi eshte ende duke u punuar per permiresimet e gjysmes se dyte te sezonit qe do te rrisin akoma lojen e tyre "Ne kemi disa pjese te reja qe do te mberrijne ne garat e ardhshme dhe ato mund te na japin nje shtyse shtese per gjysmen e dyte te sezonit. Shumica e garave kete gjysme te dyte sezoni jane shume larg nga bazat tona keshtu qe zhvillimi nuk pritet te jete aq i madh nga te gjitha skuadrat dhe gjithashtu te gjithe jane te ndergjegjshem per ate cka na pret ne sezonin e ardhshem keshtu qe une nuk mendoj se do te kete ndonje inovacion kete gjysme te dyte te sezonit. Pra ne jemi ne nje pozicion shume te mire " Lewis Hamilton ka shënuar më shumë pikë se çdo pilot tjeter në tre garat e fundit, por Brawn tha se permiresimi kete sezon dhe vemendja tek makina e 2014 do te kene balance me njera tjetren. "Kjo është sfida jonë me e madhe për të ruajtur formen e ketij sezoni dhe te perballojme kerkesat e medha qe kerkon sezoni i ardhshem. Balancimi i ketyre dy gjerave do te jete nje gje e nderlikuar. Ekipi ka shpirt te madh per momentin dhe une i njoh sfidat e medha qe po vijne ne stafin teknik. Norma jonë ka qenë mjaft e mirë rreth inovacioneve të reja teknike kete vit. Permiresimet qe ne kemi sjelle kane punuar ne pergjithesi."
Posted on: Thu, 01 Aug 2013 15:57:37 +0000

Trending Topics



ttp://www.topicsexpress.com/Dubai-You-are-an-individual-who-enjoys-the-finer-things-in-topic-717290408314395">Dubai: You are an individual who enjoys the finer things in
Latin America´s 50 best restaurants CARTA DE RENUNCIA DE
Dear Maria Sharapova,U were fully aware of Sachin Tendulkar,yet
LAS 11 DIFERENCIAS ENTRE LAS MUJERES INMADURAS Y LAS MUJERES
casino bonus free play no deposit
Sa gustong malaman ang HISTORY NG FGNMHS ETO HISTORY
Next Thursday, Ill be speaking on a panel about transportation in
Piano Lessons [Written by Steven Wilson] I remember piano

Recently Viewed Topics




© 2015