Shejh Kardavi: Havarixh janë ata që dolën kundër Mursi-t Kreu - TopicsExpress



          

Shejh Kardavi: Havarixh janë ata që dolën kundër Mursi-t Kreu i Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë, shejh Jusuf Kardavi, deklaroi në programin e tij javor “Sheriati dhe jeta” tek Alxhazira, se presidenti i izoluar i Egjiptit, Muhamed Mursi, është presidenti i ligjshëm i vendit, sepse u votua dhe u zgjodh nga shumica e popullit. Ai tha se havarixh janë ata që dolën kundër presidentit Mursi, ndërkohë që e etiketoi ish myftiun e Egjiptit, dr Ali Xhumua, si rob të pushtetit dhe të forcave të rendit, duke shtuar se ai nuk është myfti. Shejh Kardavi tha se ajo që ndodhi me tre korrik të këtij viti, nuk ishte gjë tjetër veçse një puç ushtarak, kundër presidentit të zgjedhur nga populli. Ai e këshilloi dr Ali Xhumuan që në vend që në fetvatë e tij të kërkojë dënimin e puçit ushtarak ndaj presidentit të zgjedhur. Le t’ia tregojë Sisit fetvanë e tij, pasi Sisi qe betuar tek Zoti se do i bindet presidentit të zgjedhur nga populli, e mandej e shkeli besën. Dr Kardavi tha se ata që lejojnë gjakderdhjen e demonstruesve paqësorë, nuk janë njerëz të lirë dhe integritet dhe nuk mund ta udhëheqin umetin veçse drejt ligësisë. Dijetar i vërtetë është ai që i frikësohet Zotit dhe nuk i kapërcen tekstet e Kuranit dhe traditës profetike. Ai tha se populli egjiptian që doli në demonstrata për të dënuar puçin ushtarak, ishte paqësor. Ai shtoi se presidenti i rrëzuar Mursi, u garantoi njerëzve liritë dhe të drejtat e tyre. Në një ndërhyrje telefonike nga ana e mendimtarit Muhamed Amare, ky i fundit i dënoi fetvatë që nxirren dhe që nxisin dhunën dhe vrasjen ndaj protestuesve paqësorë. Sakaq, gjatë ndërhyrjes së tij, shejh Ahmed Rajson nga Maroku u shpreh se dr Ali Xhumua, po kapërcen nga një qëndrim në një tjetër të kundërt me të parin, gjë e cila ia ka hedhur poshtë dijet dhe vlerat. Ai shtoi se është e drejta e popullit që të protestojë paqësisht kundër qeveritarëve zullumqarë.
Posted on: Mon, 26 Aug 2013 15:47:53 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015