Shenjat astrologjike DASHI MOTOJA: UNË JAM KARAKTERISTIKAT: - TopicsExpress



          

Shenjat astrologjike DASHI MOTOJA: UNË JAM KARAKTERISTIKAT: Ndërmarrës, i guximshëm, impulsiv, kokëfortë, dinamik. Ka energji të madhe, por nuk ka vullnet të qëndrueshëm. Ka bukurinë fizike. Bën luftë të përjetshme dhe është në aktivitet të vazhdueshëm. Adhurues i sportit dhe i të gjitha aktiviteteve fizike. PLANETI: Marsi. PROFESIONI: Politikan, inxhinier, avokat, komik, ushtar, kimist, astronom, kirurg, mishshitës, floktar. MANGËSIA: Arrogant, i pamatur. DEMI MOTOJA: UNË KAM KARAKTERISTIKAT: Stabil, i durueshëm, këmbëngulës, inert. Ka një vullnet të jashtëzakonshëm. Adhuron shtëpinë dhe familjen. Është i dhënë pas përfitimeve ekonomike. Nuk heq dorë lehtë. I do gjërat luksoze, stolitë, rrobat e bukura. Mund të jetë tepër i bukur, ose i shëmtuar. PLANETI: Venera. PROFESIONI: Artist, kreator mode, lulishtar, ëmbëltor, tregtar, ekonomist, piktor, muzikant, skulptor, shkencëtar. MANGËSIA: Posesiv, i ngutshëm. BINJAKËT MOTOJA: UNË MENDOJ KARAKTERISTIKAT: I shpejtë, i zhdërvjelltë, kureshtar, komunikues, i shoqërueshëm, i aftë. Bën disa punë njëkohësisht. Në fytyrë mban maskë. E do dijen vetëm për vete. Ka pamje rinore dhe shpirt të ri. PLANETI: Merkuri. PROFESIONI: Jurist, ekonomist, matematikan, shkrimtar, shkencëtar, shahist, basketbollist, artist, spiker, mësues, postier, tregtar, nëpunës, zanatçi, botues. MANGËSIA: Sipërfaqësor dhe mosmirënjohës. GAFORRJA MOTOJA: UNË NDIEJ KARAKTERISTIKAT: Epshor, misterioz, i përkushtuar. Ka imagjinatë të bujshme. Në aspektin amësor është i butë. I do shtëpinë dhe familjen. Ka vullnet të dobët dhe është i dhënë pas pijes. Rëndom personat e kësaj shenje nënat i përmbytim me ndjeshmëri të tepruar. Kjo është shenja astrologjike më emocionale. Ka imagjinatë të fortë. PLANETI: Hëna. PROFESIONI: Fotograf, aktor, marinar, hotelier, historian, shkrimtar, piktor, moler, tregtar, shtegtar, ekonomist, mësues, psikoterapeut. MANGËSIA: Së tepërmi i ndjeshëm, koprrac. LUANI MOTOJA: UNË DUA KARAKTERISTIKAT: Dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes, në krye të aksionit. I do jetën, fëmijët, pushtetin. Dëshiron të urdhërojë, të shtypë. Është autoritar, shpirtgjerë dhe elegant. Bie në komplimente. Me kalimin e viteve e humb elanin jetësor. Nëse niset rrugës religjioze, bëhet përjashtues dhe dogmat. PLANETI: Dielli. PROFESIONI: Organizator, shef, politikan, artist, aktor, bankier, argjendar. MANGËSIA: Snobizmi. VIRGJËRESHA MOTOJA: UNË ANALIZOJ KARAKTERISTIKAT: Preciz, i ndërgjegjshëm, pedant, racional, mosbesues. Bashkëpunëtor i shkëlqyeshëm, tek i cili gjithnjë mund të mbështeteni. Më shumë beson në arsye sesa në intuitë. Është i dhënë pas shëndetit, bujqësisë, por edhe artit. Jeton nga puna e vet. PLANETI: Merkuri. PROFESIONI: Farmacist, tregtar, shkrimtar, gjuhëtar, pianist, piktor, aktor, sportist, jurist. MANGËSIA: Është vesveseli, cikërrimtar. PESHORJA MOTOJA: UNË MAT KARAKTERISTIKAT: I kujdesshëm, i matur, harmonik, pajtohet mirë me të tjerët. Është estet i madh. Ka bukurinë, graciozitetin, pamjen transparente. Në punë është diplomat, në shtëpi nuk është taktik. E do punën ekipore, elegancën dhe ka shije të mirë. PLANETI: Venera. PROFESIONI: Jurist, gjykatës, aktor, këngëtar, politikan, piktor, pianist, diplomat, arkitekt, edukator, mësues. MANGËSIA: Tekanjoz, harxhon shumë. AKREPI MOTOJA: UNË DËSHIROJ KARAKTERISTIKAT: Kanë vullnet të fortë, janë dinamikë, të shpërqendruar, këmbëngulës dhe seriozë. I tërheqin provokimet. Janë enigmatikë, misterioz dhe të errët. Bëjnë gjithçka për miqtë, por gjinisë tjetër nuk i besojnë. Motoja e tyre është "gjithçka ose asgjë". Janë dashnorë të mëdhenj dhe shkencëtarë. PLANETI: Plutoni. PROFESIONI: Financier, psikiatër, detektiv, avokat, spiun, speleolog, okultist, tregtar. MANGËSIA: Xheloz, hakmarrës. SHIGJETARI MOTOJA: UNË KUPTOJ KARAKTERISTIKAT: E do lirinë, është entuziast, gaztor. Është tip sportiv, ka një energji të jashtëzakonshme, lakmitar i madh. I do udhëtimet, filozofinë, arsimimin. E përcjell fati. Kryelartë, snob, por gati gjithnjë në anën e ligjit. PLANETI: Jupiteri. PROFESIONI: Gazetar, ambasador, jurist, filozof, shtegtar nëpër botë, gjykatës, mjek, person religjioz, person që përkatësinë e tij e lidh me institucionet shtetërore dhe publike. MANGËSIA: I mungon guximi. BRICJAPI MOTOJA: UNË SHFRYTËZOJ KARAKTERISTIKAT: Serioz, mendimtar, ambicioz, synon suksesin në moshën e shtyrë. Është këmbëngulës, ka vullnet të madh, i mençur, shpirtëror, i pasigurt, por materialist dhe egoist. Arrin çdo gjë që i përkushtohet. Nuk kërkon mirënjohje për vete. Kontrollon ndjenjat. PLANETI: Saturni. PROFESIONI: Murator, kopshtar, murg, eremit, polic, drejtor, menaxher, artist, kompozitor, piktor, skulptor, kontabilist. MANGËSIA: I turpshëm. UJORI MOTOJA: UNË DI KARAKTERISTIKAT: Individualist, origjinal, jokonvencional, adhurues i së vërtetës. Është kontrovers, i pakapshëm, mendjelehtë, joshës, boem, kumarxhi. Shpik ide të reja. Nuk e duron kontrollin. PLANETI: Urani. PROFESIONI: Fotograf, inxhinier, kompjuterist, regjisor, aktor, balerin, shpikës, hulumtues, fizikan, antikuar, gazetar, okultist, profesione të reja. MANGËSIA: Egoist kundruall të afërmve dhe human ndaj të tjerëve. PESHQIT MOTOJA: UNË BESOJ KARAKTERISTIKAT: Person jo i drejtpërdrejtë, enigmatik, romantik, hipersensitiv, selektiv. Megjithëse i kupton gjërat më mirë se të tjerët, ka dëshirë të bëjë dredhi. Është simbol i njeriut universal. Tolerant, emocional, por në punë është lider. Jeton në botën e imagjinatës. Ka intuitë të fortë. Është vizionar dhe ndërmjetës i shkëlqyeshëm. PLANETI: Neptuni. PROFESIONI: Profesionet që lidhen me spitalin, institucionet sociale, okultizmin, artin, posaçërisht piktura dhe aktrimi. MANGËSIA: Dyfytyrësia.
Posted on: Fri, 12 Jul 2013 06:39:40 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015