Shensoji i kënaqur, Nica bojkoton sërish Trajneri i Kukësit ka - TopicsExpress



          

Shensoji i kënaqur, Nica bojkoton sërish Trajneri i Kukësit ka vlerësuar fitoren, duke mos lënë pa përgëzuar edhe Laçin. “Tri pikët na vlejnë shumë në rrugën tonë, por ende kemi për të ndryshuar shumë gjëra derisa të arrijmë aty ku e meritojmë. Respekt dhe për ekipin e Laçit, i cili tregoi vlera në fushën e lojës”, – pohoi tekniku i kuksianëve. Ndërkohë Stavri Nica sërish nuk pranoi që të prononcohet për mediat, duke u larguar. Të njëjtën gjë ky trajner e bëri edhe në ndeshjen e javës së 9-të ndaj Teutës. Në fund të atij takimi delegati i Federatës Shqiptare të Futbollit, njëherazi shefi i Sektorit të Garave dhe zëvendës/sekretar i përgjithshëm i FSHF-së, Besnik Çela, pohoi se do e “padiste” Nicën në Komision të Disiplinës, pasi ai kishte shkelur rregullin duke mos dalë në prononcim për mediat, por çuditërisht një gjë e tillë nuk ndodhi. Të shpresojmë që do ndodhë këtë javë.presionit të miqve. Tifozët, shishe dhe sharje ndaj arbitrit Goli i shënuar në limitin e lojës ka shkaktuar pakënaqësi te tifozët vendës, të cilët janë irrituar me arbitrin Olsi Sokoli. Ky i fundit sinjalizoi një penallti për Kukësin pas një pengimi në zonë të Zefit në dëm të Ylli Hoxhës. Ajo që ra paksa në sy ishte fakti se kjo penallti u vërshëllye në minutën e 5-të shtesë, ndërkohë që arbitri i katërt ishin akorduar vetëm katër të tilla. Kaq është dashur që tifozët vendës të irritoheshin, duke e shoqëruar edhe me hedhjen e ndonjë shisheje plastike në fushë. Kësaj iu shtuan edhe protestat e shumta të lojtarëve vendës karshi arbitrit, i cili u desh të nxirrte dy kartonë të verdhë për t’i qetësuar disi lojtarët. Pas golit të shënuar nga Allmuça dhe vërshëllimës së fundit të takimit, shumë tifozë u hakërryen ndaj arbitrit, ndaj u desh edhe ndërhyrja e policisë për të marrë situatën në dorë, duke i larguar tifozët bardhezi jashtë stadiumit. Ndërkohë, kujtojmë se ndeshjen e djeshme e kanë ndjekur nga tribuna VIP presidenti i Laçit, Pashk Laska, së bashku me homologun Safet Gjici, i cili shoqërohej edhe nga kryetari i Bashkisë së Kukësit, Hasan Halili. Koçi-Shameti, fatsjellësit Ervis Koçi dhe Ylli Shameti luajtën dje për herë të parë si titullarë me fanellën e Kukësit. “Unë jetoj çdo sekondë me ekipin, edhe pse kam qenë në stol. Besimin që më dha trajneri u mundova ta justifikoj. Falënderoj tifozët që më përkrahën”, – deklaroi portieri. “Edhe pse jo në rolin tim natyral, u mundova ta ndihmoja skuadrën, duke dhënë maksimumin aty ku trajneri mendon se unë mund të luaj. Kam fituar formën optimale dhe shpresoj të luaj si titullar”, – tha Shameti. Cikalleshi dhe Allmuça “Në radhë të parë na gëzojnë tri pikët. Normalisht që dhe goli më gëzon, aq më shumë që është i dyti radhazi. Kam shënuar dhe ndaj Flamurtarit, por ne i humbëm pikët në Berat”, – pohoi Sokol Cikalleshi. Ndërsa Igli Allmuça edhe këtë herë ka qenë i pagabueshëm nga penalltia. “Golin ua dedikoj tifozëve tanë që, edhe pse nuk i kemi kënaqur kohët e fundit, nuk na kanë braktisur. I ftoj që të jenë me ne, duke shpresuar se ditët jo të mira i kemi lënë pas”, – tha Allmuça. Panorama Sport
Posted on: Mon, 04 Nov 2013 14:51:13 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015