Sheva: Ronaldo duhet të qëndrojë te Reali Legjenda e Milanit, - TopicsExpress



          

Sheva: Ronaldo duhet të qëndrojë te Reali Legjenda e Milanit, Andriy Shevchenko, ka deklaruar se Cristiano Ronaldo do të bënte një gabim shumë të madh nëse do të largohej nga Real Madridi, tani kur Carlo Ancelotti u emërua trajner i ri. Po raportohet se Ronaldo është duke e shqyrtuar një rikthim te Manchester United, por Shevchenko beson se ai do të bënte një gabim të madh në rast se do të vendoste të kthehej në Angli.“Unë nuk e di pse Ronaldo do të dëshironte të largohej. Kur je te Reali, duhet të qëndrosh te Reali”.“Ne të gjithë kemi pasur dëshirë të luajmë atje. Nuk ma merr mendja se mund të arrini më shumë në karrierë”.“Jam i sigurt se Ancelotti do të jetë si mik për të gjithë, jo vetëm për Ronaldon. Ai do të tund Realin, por në mënyrën më të mirë, ai do të sjellë një frymë të re të freskët në klub. Unë jam i bindur se ai do të bindë Ronaldon që të qëndrojë dhe të jetë më i miri në botë. Nuk e di nëse ka ndonjë trajner që i përshtatet më shumë Realit. Ata janë të lindur për njëri-tjetrin”, ka thënë Shevchenko për AS.
Posted on: Sun, 30 Jun 2013 15:19:27 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015