Shiu ... Tak... Nje pike e kristalte troket mbi xhamat e - TopicsExpress



          

Shiu ... Tak... Nje pike e kristalte troket mbi xhamat e dritares. Tak... nje pike tjeter. Pshehretime zemre. Perball trokas goten e veres me fatin tim. Mendoj,- Sa dite e bukur per te dale. Papritur me pushtojne ndienja gezimi. Ngadal veshtroj me pasion rete tek nxihen e behen gati per te filluar romanticizmin e tyre nepermjet shiut. Degjoj nje BUM. Pika e fundit e veres qe ndodhet ne buzet e mija me le nje shije aq te embel sa panorama qe eshte krijuar. Mbath kepucet. Zbres shkallet vetetimthi, i gatshem te pershendes shiun dhe madheshtine e tij. Vrapoj. Nje frymemarrje. Vrapoj serish. Nuk di ku shkoj, thjesht vazhdoj rrugetimin tim nen udhet e shiut. Ngjitur kam rete dhe shoqeri me bejne vetetimat. Lumturia me pushton. Lagem i teri nga shiu. QESH. Qesh me te madhe sikur dikush me gudulis. E pra kete ndijesi te jepka shiu. Ndijesine per te qene i lire, ndijesine per te qeshur e per te ditur qe ia vlen te shijosh c`do cast. Ndijesine per te jetuar. Ndijesine ta ndiesh e ta dashurosh kete mrekulli qe eshte pikerisht shi. Ngjis shkallet. Futem ne apartament, dremis pak dhe e gjej veten ne shi. Aty ku jam i lumtur.
Posted on: Sat, 22 Jun 2013 06:20:40 +0000

© 2015