Shpreh kënaqësinë për këtë fundjavë në një qetësi - TopicsExpress



          

Shpreh kënaqësinë për këtë fundjavë në një qetësi klimatike. Një e “tashme” e tillë na bën të jemi të kujdesshëm ndaj dhuratës më të çmuar që na është dhënë, gjithashtu sëbashku me vëmendjen ndaj jetës tonë përmbushim edhe një motiv fondamental të ekzistencës, atë të të dashuruarit të pasardhësit. Por njëkohësisht shpreh keqardhjen për një kohë, kosmopolitikisht në ndjeshmëri të munguar (nga bashkudhëtarët tanë botëror) ndaj nesh. Jashtë çdo detaji teknik të ofruar në diskutim nga çdo vend i globit, mendoj që: një “kerkesë” e tillë (impuls i tillë neural) do ishte dashur të ndalohej edhe në mendjet individuale të politikbërësve botëror. Thjesht kërkesen e quaj një mungesë në ndjeshmeri, jo ndaj nesh por ndaj jetës në tërësi. A nuk e krijuam politiken “shkencën për organizimin e jetës tonë” për këtë: për ta mbrojtur jetën dhe për të prosperuar në të, në të mirën tonë dhe për të mirën e epert? Kuptoj nevojen interkontinentale për prekaucione mbrojtëse, por në mënyre absolute alternativat e tjera ekzistojnë, shumë larg vendeve të banuara dhe pa cënuar aspak, jo jetët, por as qetësine shpirtërore të çdo qytetari të globit. Justifikoj heshtjen time gjatë fazës së “jermit” reflektues (fare të panevojshëm nga përgjigjdhënësit) mbi bazen e disa ideologëve, bindjet utopike të të cilëve arrijnë që (për të mirën e shpirtit) tia mbushin mendjen vetes që edhe vetë holokausti (për nga grada e tmerrit njerëzor) nuk ka ndodhur në të vërtetë. Po kështu dua ta mendoj dhe unë. Nuk dua fare ta besoj që na kërkuan një flijimfavor të tillë, cilido shtet të ketë qenë. Sepse shtetet përbëhen nga njerëz si ne, apo jo? Rifillim jave të mbarë dhe gjithmonë unike për nga klima e pastër karakterizuese!
Posted on: Sun, 17 Nov 2013 19:29:21 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015