Shtatë këshilla! Përmbaju, në mënyrë që ta shtosh imanin - TopicsExpress



          

Shtatë këshilla! Përmbaju, në mënyrë që ta shtosh imanin tënd! 1. Namazi në kohën e vet; për faktin se ai është nga veprat që të të afrojnë tek Allahu. 2. Përmendja e Allahut, qoftë edhe pesë minuta në një orë: “Subhanallah” – “I Lartësuar ështëAllahu”, “El-hamdulilah” – “Çdo falënderim i përket Allahut”, “Allahu ekber”, “Allahu është më imadhi”, “La ilahe il-lAllah”, “Nuk ka zot që meriton adhurimin me të drejtë përveç Allahut”,“Lahavle ve la kuvvete il-la bil-lah”, “Nuk ka ndryshim e as forcë, përveçse me ndihmën e Allahut”. 3. Lutja gjatë ditës së bashku me insistimin në të dhe tevekulin (mbështetjen) tek Allahu. 4. Kujdesi për të lexuar Kuran gjatë ditës, në mënyrë që mos te jesh nga të pavëmendshmit. 5. Largimi nga shokët e këqij. 6. Salavati dhe selami mbi të Dërguarin (lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!), së pakudhjetë herë në mëngjes dhe dhjetë herë në mbrëmje. Kërkimi i faljes nga Allahu gjatë ditës njëqindherë apo më shumë. 7. Agjërimi i ditës së hënë dhe të enjtes sipas mundësive, njashtu dhe i ditëve të bardha. Mos i ndal vetëm tek ti, shpërndaji, në mënyrë që t`u bësh mirë të tjerëve! Burim Koçinaj
Posted on: Mon, 25 Nov 2013 04:03:18 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015