Shumë shpejt filmi për 2Pac Fansat e reperit legjendar, Tupac - TopicsExpress



          

Shumë shpejt filmi për 2Pac Fansat e reperit legjendar, Tupac Shakur, më në fund do të mund të shohin edhe filmin biografik të tij që pasqyron jetën nga fëmijëria e deri te vrasja e tij. Filmi për jetën e Tupac është duke u idejuar dhe xhirimet do të fillojnë në vitin 2014. Marrëveshja është arritur pas negociatave që zgjatën vite të tëra dhe tani filloi edhe prodhimi i tij, pas sigurimit të buxhetit për këtë film. Kompania Morgan Creek dhe Emmet/Furla/Oasis film janë duke bashkëpunuar dhe bashkë-financuar projektin për ta sjellë atë në një buxhet prej 45 milionë dollarësh. Skenari është duke u shkruar nga Eddie Gonzalez dhe Jeremy Hart, drafti i të cilit do të jetë i gatshëm brenda dy javësh. Filmi do të ketë të drejtë që të shfaqë imazhe të pa para ndonjëherë në publik, ashtu sikurse edhe pjesë të këngëve të padëgjuara, pasi nëna e reperit, Afeni Shakur, është producentja ekzekutive. Tupac është një prej reperëve më të mirë në histori, i cili ka qenë më i suksesshëm pas vdekjes, duke shitur rreth 75 milionë kopje të albumeve të tij. Xhirimet e filmit pritet të fillojnë në vitin 2014 në Atlanta, por ende nuk është bërë e ditur se kush do të luajë rolin e reperit që vdiq 17 vjet më parë në moshën 25 vjeçare.
Posted on: Sat, 21 Sep 2013 18:33:42 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015