Si duhet ta dojë burri gruan e - TopicsExpress



          

Si duhet ta dojë burri gruan e tij Muhammadi_flower_by_islamicwallpers Falënderimi i takon vetëm Allahut, të vetmit që meriton adhurim. Paqja dhe mëshira e Tij qoftë mbi të Dërguarin e Tij, mbi atë që na mësoi moralin e lartë, mbi atë që na mësoi si të dashurohet dhe respektohet femra, qoftë ajo grua, motër, nënë, vajzë, hallë apo teze. Shprehja e ndjenjave mes dy të dashuruarve është nga themelet kryesore për një jetë të lumtur bashkëshortore dhe argument i ngrohjes së emocioneve mes tyre. Gjithashtu duhen shprehur ndjenjat e dashurisë ndaj nënës, por edhe ndaj vajzës, motrës, hallës apo tezes. Shprehjet emocionale të dashurisë mes burrit dhe gruas nuk janë thjesht një tufë lulesh në një ditë të caktuar nga dikush që nuk di fare se cilat janë shkaqet kryesore që e lidhin dhe e bëjnë të lumtur një jetë të gjatë, të qetë, me themele të shëndosha mes të martuarve. Kjo nuk aludon që të mos i bëjnë dhurata njëri-tjetrit, madje i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem na ka treguar duke thënë: “Dhuroni dhurata, shtohet dashuria mes jush” , që d.m.th. se dhurata ndaj dikujt sjell dashuri dhe ngrohtësi tek ai. Kjo duhet të jetë gjatë tërë jetës, jo për një ditë në vit e ditët e tjera të jenë ferr për ta. Dhurata për një ditë të caktuar, për festë të caktuar, nuk lejohet. Islami i pastër na ka inkurajuar t’i shprehim ndjenjat tona ndaj të tjerëve dhe t’u tregojmë atyre se me të vërtetë i duam. Transmeton Mikdad ibën Ma’dij Keribe, nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem se ka thënë: “Nëse dikush prej jush e do vëllanë e vet, ta lajmërojë atë se e do.” Ebi Salim el Xhejshani transmeton se ka shkuar tek Ebu Umejte në shtëpinë e tij dhe i ka thënë: “Kam dëgjuar Ebu Dherrin duke thënë se ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Nëse e do dikush vëllanë e vet, të shkojë tek shtëpia e tij e ta lajmërojë se e do për hir të Allahut.” E gjithë kjo është për njerëzit në përgjithësi, d.m.th. për dashurinë ndaj muslimanit dhe lajmërimi i tij për të. Po për gruan tënde?! Allahu e ka cilësuar si njeriun më të afërt dhe më të ngrohtë, siç thotë në Kur’an: “Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë.” Shembull më të mirë kemi pishtarin e të gjitha kohërave deri në Ditën e Gjykimit, Muhamedin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i cili nuk e fshihte dashurinë që kishte ndaj Aishes radijAllahu anha, por e shprehte haptazi. Transmeton Ebu Uthmani, se atij i ka treguar Amr ibën El Asi, se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e kishte dërguar në një mision luftarak. Ai thotë: “U afrova tek ai dhe e pyeta: -Kush është njeriu më i dashur tek ti? Tha: -Aishja. I thashë: -E nga burrat? Tha: -Baba i saj. Pastaj i thashë: -Kush? Tha: Umeri, pastaj numëroi edhe disa njerëz të tjerë.” Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka inkurajuar që mes bashkëshortëve të ketë përherë fjalë të ngrohta, fjalë falënderuese dhe të ëmbla, sidomos kjo gjë duhet të jetë e theksuar te femrat ngase Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Allahu nuk e shikon një grua që nuk falënderon burrin e vet.” Madje Islami e lejoi në një formë edhe gënjeshtrën, kur bëhet fjalë për shprehjen e emocioneve të ëmbla ndaj gruas. Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk lejohet gënjeshtra, pos në tri situata: kur burri i flet gruas diçka që e kënaq atë, në rast lufte, për të pajtuar dy njerëz.” Kështu vazhduan edhe sahabët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, duke shprehur fjalë të mira dhe dashurie për gratë e tyre. Kjo traditë vazhdoi edhe më tej nëpër gjeneratat e pasuesve të Sunnetit. E kanë pyetur Ebu Uthman en Nisaburin se cila ishte vepra prej së cilës shpresonte shpërblim të madh dhe priste të mira të mëdha? Tha: “Isha në kohën e martesës dhe prindërit donin të më martonin, por kundërshtoja. Një ditë më erdhi një grua dhe më tha: “O Ebu Uthman! Për hir të Allahut kërkoj nga ti të martohesh me mua. E solli babanë e saj, i cili ishte i varfër, dhe ai më martoi me të. U gëzua shumë dhe kur shkova tek ajo, pashë mangësi dhe sëmundje, por ajo nga dashuria e madhe ndaj meje nuk më la të dilja nga dhoma. Nuk dola nga dhoma vetëm e vetëm që ta ruaja zemrën e saj, mos t’ia thyeja zemrën dhe nuk shfaqa asnjëherë urrejtje ndaj saj. Kemi jetuar kështu 15 vjet, derisa ajo vdiq, e nuk di që kam ndonjë vepër më të mirë që të shpresoj tek ajo pos ruajtja e zemrës së saj nga lëndimi.” Ndërsa Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Është thënë se një njeri u martua me një grua dhe kur do të bënte marrëdhënie intime me të, ka parë mangësi në trupin e saj (një sëmundje që deformonte lëkurën e trupit). Ky burri i tha se kishte probleme me shikimin dhe pastaj i kishte thënë se ishte i verbër. Kështu vazhdoi jeta e tyre martesore duke e lënë gruan të kuptojë se ky ishte i verbër tërësisht. Pas 20 vitesh ajo vdiq dhe nuk e kuptoi se ai shikonte. E pyetën se pse e kishte bërë këtë dhe kishte thënë: “Urreja që ta mërzisja nëse i thosha se po e shihja mangësinë e saj.” Ndjenjat e dashurisë janë ndjenja që shprehen, që burojnë nga brendia e njeriut, d.m.th. nga zemra e tij. Zemra është botë e fshehur, ku nuk ka mundësi të hyjë askush dhe t’i dijë qëllimet dhe ngrohtësinë e saj, me përjashtim të asaj që zemra e përcjell përmes të dërguarit të saj, e cila është gjuha, mjeti i vetëm që shpreh ndjenjat e saj. Vazhdimi i një jete të lumtur dhe të ngrohtë bashkëshortore duhet të përcillet patjetër me shprehje të ngrohta mes tyre. Është plotësisht e padrejtë të respektohet gruaja me një tufë lulesh në një ditë të vetme të vitit. Ky është respekti më i madh që ata i bëjnë gruas, nënës, vajzës apo motrës së tyre. Meritat e vetme gruaja, nëna, vajza, motra i gjejnë në Islamin e pastër, prandaj le të kthehemi në praktikimin e Islamit të pastër, se në të gjejmë shpëtimin e kësaj bote kalimtare dhe të asaj të përjetshmes
Posted on: Sat, 24 Aug 2013 19:42:16 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015