Si i konsideroni marrëdhëniet mes kryeministrit Sali Berisha dhe - TopicsExpress



          

Si i konsideroni marrëdhëniet mes kryeministrit Sali Berisha dhe institucioneve amerikane? Pergjigje: Maredheniet midis PD e Berishes me ShBA jane dhe kane qene te shkelqyera qe nga dhjetori i 1990. Te tilla jane e kane qene me tej dhe maredheniet ne pergjithesi midis ShBA e vendit tone, ne te gjitha keto dekada demokraci. Pa dyshim ne keto maredhenie te tilla nje rol thelbesor ka PD dhe vete Berisha, me vizionin e tij thellesisht perendimor. Kjo eshte konfirmuar ne te gjitha hapat e zhvillimeve tona. Te jemi realist ShBA jane mbeshtetja jone kryesore, "frymezuesja e mburoja" jone ne te gjitha perpjekjet tona per zhvillim e integrim. Dhe themeli i ketyre maredhenieve, mbas renies se komunizmit, ka kontributin total e te pazevendesueshem te PD e te vete Berishes. Kjo eshte e verteta e pamohueshme. Si e vlerësoni incidentin midis Kishes Ortodokse e Bashkise Permetit? Pergjigje: Ajo qe ndodhi ne Permet ishte dicka e shemtuar. Nuk mund te trajtohet ashtu nje kishe dhe orendite e saj. Duhet me shume respekt e kujdes ne tilla situata. Nuk mund te sillesh me nje Kishe apo Xhami, sikur te kishe perballe nje magazine apo dicka te ngjashme. Une mendoj se me qetesi, dialog e respekt reciprok, kjo ceshtje mund te zgjidhej dhe mund te zgjidhet perseri ne nje menyre civile dhe te pranueshme per te dy palet, Bashkine e Permetit dhe Kishen Ortodokse aty. Pjese nga intervista e botuar sot ne Gazeten Sot.
Posted on: Sat, 24 Aug 2013 07:03:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015