Si te kujdesemi per dhembet dhe mishrat e dhembeve ? Higjena e - TopicsExpress



          

Si te kujdesemi per dhembet dhe mishrat e dhembeve ? Higjena e mire dentale eshte shume e rendesishme per mirembajtjen e shendetit te dhembeve dhe mishrave te tyre, por nuk eshte hapi i vetem per parandalimin e semundjeve te mishrave dhe prishjes se dhembeve. Dietat tona shpesh nuk permbajne ushqyesit e nevojshem per dhembe dhe mishra te shendetshme. Perfshirja e shume frutave dhe perimeve, si dhe e shmangia e karbohidrateve te rafinuara, kafeines dhe sheqerit te tepert, ka rendesi te madhe per shendetin e mishrave dhe dhembeve. Gjithashtu, plotesuesit ushqimore mund te na ndihmojne shume ne mirembjtjen e shendetit te dhembeve dhe mishrave. Vitamina C Per te stimuluar sherimin e mishrave te gjakosur, Vitamina C eshte thelbesore dhe eshte forma me e besueshme e parandalimit te inflamacionit te mishrave. Bioflavonoidet, qe jane pigmente natyrale frutash e perimesh, ne momentin qe merren me vitaminen, parandalojne gjithashtu formimin e pllakes rreth dhembeve e cila njollos dhe prish dhembet. Meqenese Vitamina C vepron si antioksidant ne trup, ajo ndihmon ne stimulimin e formimit te indeve lidheve ne mishrat e dhembeve. Agrumet, specat, brokoli dhe patatet kane nivel te larte Vitaminash C. Vitamina A Vitamina A nevojitet per procesin e kurimit te indeve te inflamuara te mishrave te dhembeve. Kjo vitamine eshte pergjegjese per mirembajtjen e membranave mukotike dhe indeve te buta te mishrave. Deficenca e kesaj vitamine mund te ule rezistencen ndaj infeksioneve gjithashtu. Mishi i vicit, melcite, qumeshti, djathi dhe vezet jane te gjitha burime shume te mira te Vitamines A. Kini parasysh se plotesuesit ushqimore me vitamina, duhet te merren me nje vakt ushqimor, pasi yndyra ndihmon absorbimin e Vitamines A. Femrat shtatezena nuk duhet te konsumojne me shume se 10,000 IU Vitamine A ne dite. Vitamina D Sasite e duhura te Vitamines D mund te parandalojne inflamacionin e mishrave te dhembeve. Eshte gjithashtu mjaft i dobishem per absorbimin e kalciumit, qe eshte i nevojshem per zhvillimin dhe mirembajtjen e dhembeve te shendetshem. Burimi me i mire i Vitamines D eshte ekspozimi ndaj diellit, por mund ta merrni gjithashtu tek djathi, qumeshti dhe peshku yndyror. Vitamina E Vitamin E eshte nje antioksidante e fuqishme qe mund te merret nga goja ose te aplikohet direkt ne mishrat e dhembeve per sherimin e tyre. Gjithashtu, Vitamina E perdoret per te lehtesuar dhimbjen e mishrave te dhembet e bebeve gjate daljes se dhembeve. Plotesuesit ushqimore me te dobishem jane Vitaminat E ne formen d-alfa-tokoferol. Ushqimet e pasura me Vitamin E jane farat e lules se diellit, rrepat, salca e domateve dhe gjalpi i kikirikut. Vitaminat B Deficenca e Vitaminave B mund te shkaktoje dhimbje dhembesh, renie te mishrave te dhembeve dhe ndjeshmeri te pergjithshme te membranave mukotike ne goje. Plotesuesit ushqimore me kompleks vitaminash B jane shume te dobishem per organizmin ne pergjithesi, dhe per fuqizimin e mishrave te dhembeve ne vecanti. Burimet ushqimore te vitaminave B, perfshijne kerpudhat, mishin dhe peshkun.
Posted on: Thu, 03 Oct 2013 11:13:51 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015