Si të dua unë ty? (Soneti 43) Si të dua unë ty? Lërmë të ta - TopicsExpress



          

Si të dua unë ty? (Soneti 43) Si të dua unë ty? Lërmë të ta tregoj: Të dua me tri dimensionet e shpirtit, Të dua thellë, jo me cektësinë e flirtit, Sidomos kur je larg e s’ta them dot me gojë. Të dua deri në fund të qenies, me jetë, Sa ç’duhet e përditshmja, e domosdoshmja, Sa ç’duhet dielli, uji, nëna apo foshnja; Sa ç’lufton njeriu për një të vërtetë, Të dua me pasionin që kam përballuar Dikur brengat; me besimin e fëmijeris’; Me një dashuri q’e kujtoja të harruar Bashkë me shenjtorët; me forcën e lirisë. Do të të dua më shum’, tani e kam mësuar, Edhe sikur jetën nga e para un’ ta nis. _ELIZABETH BARRETT BROWNING.
Posted on: Thu, 20 Jun 2013 21:36:13 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015