Sigurisht u zgjove edhe kete mengjes.Asgje nga ato qe mendove - TopicsExpress



          

Sigurisht u zgjove edhe kete mengjes.Asgje nga ato qe mendove mbreme neper lote,nuk ndodhi.Vec dita eshte me gri.Ndoshta shiu e ka fajin per vetmine qe dhoma te sjell.Ndoshta filxhani i kafese i ulur prane teje,dhe tymi i cigares qe te kujton se mbreme ke qare.Fillon te qash serish nga ai kujtim.Dhe mblidhesh nen jorganin tend ,per ti fshehur syte e enjtur televizorit qe vazhdon te jape po ato lajme te parendesishme.As tringellima e telefonit nuk te zgjon.Po ajo muzike e huaj, e parendesishme perplaset mbi xhama.Eshte po ai shi i djeshem.Te njetat pikeza si dje,vetem se ti nuk i ndjen me si dje.Te duhet te dalesh.Nen nje hutim te stermunduar nga nata e gjate,gjendesh ne rruget e heshtura.Ashtu i hutuar eshte edhe zeri im ne koken tende.Pa mua.Kjo dite gri pa mua.Cmund te besh?! E cuditshme ,por nuk ka hapesire.Nuk ka kohe,mbytesh nen peshen e rende te trotuarit me cadra qe vrapojne poshte e lart,per te shkuar diku dhe ti nuk di ku.Ku po shkon dhe hesht e bindur se hutimi do ta gjeje vete rrugen.Dhe pothuaj vrapon duke injoruar gjithcka,gjithcka:njerezit,trafikun,lypsaret,tregtaret,cmimet neper vitrina,shenjat e cuditshme mbi ca pllaka llamarine,pemet,librari,lulishte,dhe ne fund injoron edhe veten duke u futur ne mes te makinave qe turren drejt teje.Oh zot,nje cast dhe...dhe asgje.Nje gri te rreqeth dhe bota kthehet serish aty ku ishte.Nuk te preken.Sa keq. Nuk di me pse.Nuk di ku,cfare apo si.Te mjafton te lagesh lotet nen shi duke menduar se dhimbja do pushoje.Ajo dhimbje qe nuk e ndjen,por e di qe do te mbertheje brenda pak castesh.E di.Dhe vazhdon hapat e tu,me ate friken qe tu kujtua vetem tani.Nje makine desh te shtypi dhe u kujtove vetem tani.Cudi me ty.Nje dite gri si kjo dhe ti qe duhej te tmerroje nje shofer aq shume sa te te shante.Dhe ke ty.A nuk te thoja qe je kaq e bukur sa ne gojen e askujt nuk mund te kete nje cikerrime mallkimi per ty.Epo kisha gabuar.Ai shofer te kish share.Nuk ia vlen te vrasesh mendjen e dashur.Jo.Aspak.Ti mberrite tashme.Erdhe ketu dhe kaq mjafton.Mjafton qe erdhe ende pa ikur une.Sepse une ndoqa te njejten rruge.Nuk dija perse,nuk dija si,nuk dija cfare po beja,dhe makina qe desh me shtypi,dhe cigarja qe me beri te qaj,dhe kafeja qe nuk me zgjoi dhe televizori qe sme bente me pershtypje,as librat qe sme zgjuan interes,asgje nuk di.Vetem erdha ketu dhe dita e humbi grine e saj.Po behet mbremje dhe ne kete rruge te madhe jemi vetem ne te dy.Neper shiun qe po na shoqeron si nje violine e stonuar e maestrove mbi re.Cudi si nuk e intonojne.Po kjo ska rendesi,sepse nuk na ben pershtypje apo jo?!As ty,as mua... — Shkruar nga Alket Suka.
Posted on: Fri, 19 Jul 2013 07:24:40 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015