Sihariq. Perseri nje tjeter FESTIVAL.Vetem ne kete muaj jan bere - TopicsExpress



          

Sihariq. Perseri nje tjeter FESTIVAL.Vetem ne kete muaj jan bere nja 3 a 4 a 5 a 6 festivale.Dhe jo festivale dosido,por mashalla:nderkombetar,mbar-kombetar,internacional,ster-nacional,ballkansor,europian e mbar boteror... Festivale per te gjitha,nga te gjitha,e me te gjitha.Jo.Le te dal ndonje e te thote se filan qytet,krahine o prefektur ka mbetur aksh festival pa u bere... Bahhh...Do te ishte turp i turpeve... Po...Ke par:Ky zinxhire i fetivaleve coc me sjell ndermend nje histori qe e rrefenim per te buzeqeshur nen buze ne ato vite kur na kishte pllakosur,si ndo Zot sot,begati e madhe... Para se te filloi pune nje grua si shitese ne nje dyqan shefi tregetis,midis keshillave te tjera i thote - Edhe..Vere vath ne vesh:Kurr nuk do te thuash ska.Degjove;Kurr...Te vjen ndonje,p,sh dhe te pyet:Keni oriz?,Dyqani ska po ti kurr sdo te thuash ska.- Kemi makarona - i thuaj.Ai te kerkon kafe,ti jepi qiqra.Ska gozhde-ka bulona.E keshtu me rrathe.Dhe keshtu vazhdoi edhe shitesia,por nje dite nje person i kerkoi leter higjenike - Skemi leter higjenike -ia ktheu shitesia-por kemi leter...zumpara... Edhe keto festivalet... Vertete skemi filma ama kemi...festivale.Skemi teatro,skemi drama....kemi festivale te gjitha markave... Skemi opera,opereta,sinfoni,balet e orkestra po...he..kemi festivale... Festivale,libri,poezie,kenge,pianoje,defi e gerrnete,kengetaresh e valltaresh,corbaxhish e kulinaresh,rrobaqepsish e opingaresh... He...Bir,obir..Skemi kozmonaut kem festival.Skemi Patinazh,deve, himalaja,heroglife,piramida,e me the e te thash,pune e madhe...Vardo ore...festivale... Pune e madhe kush paguan e si paguan...Kush fiton e kush humbet... Heeee...Pse?Me ato vepra e me ato ata krijues dhe egzekutues po te asaj kohe do te mbetem edhe sot ne...Jo,moreee... Hajde,varda,jepi...festivale,festivale,festivale dhe...vipa.. Vipa.Vipaa more te cfardo lloi yrneku.... A.Cerma.
Posted on: Tue, 22 Oct 2013 04:28:55 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015