Siri, forcat çlirimtare vrasin shefin e lartë të inteligjencës - TopicsExpress



          

Siri, forcat çlirimtare vrasin shefin e lartë të inteligjencës së regjimit E premte 18 Tetor 2013 12:26 Forcat opozitare siriane kanë vrarë një gjeneral të rangut të lartë në inteligjencën ushtarake të regjimit. Lajmi u konfirmua nga televizioni shtetëror dhe aktivistët e opozitës. Televizioni shtetëror tha se Gjenerali Xhamail Xhamail u qëllua për vdekje në qytetin lindor të Deir el- Zor, një provincë kjo e cila është nën kontrollin e forcave opozitare të cilat janë duke u përpjekur për të rrëzuar regjimin e Bashar al -Asad. Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut, tha se Xhamail ishte një anëtar i rrethit të ngushtë të Asadit dhe një nga figurat më të shquara ushtarake të Sirisë. Observatori, i cila ka një rrjet të aktivistëve në të gjithë Sirinë, tha se snajperët qëlluan gjeneralin në mes të një beteje që u zhvillua mes njësive opozitare dhe atyre të regjimit. Sipas Observatorit, Xhamail po hetohej për rolin e tij në vrasjen e liderit libanez Rafik Hariri, ndaj të cilit u bë atentat në vitin 2005. /mesazhi/
Posted on: Fri, 18 Oct 2013 13:47:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015