Social network … – Apo thjesht një modë ? Një Social - TopicsExpress



          

Social network … – Apo thjesht një modë ? Një Social network i bërë shumë i modës, është tashmë “Instagram”, i cili është një aplikacion për iPhone, veçanërisht tërheqës dhe përfshirës. Ai bën të mundur fotografitë katrore dhe aplikimin mbi to të filtrave fotografikë shumë karaktëristikë në stilin Lomo dhebashkëndarjen e tyre me account socialë që çdokush përdor normalisht si Facebook, Twitter, Flickr, Tumbl, etj. Por jo vetëm kaq. “Instagram” është në të njëjtën kohë një makinë fotografike dhe një Social network, ngaqë ashtu si Twitter, bën të mundur të jesh i ndjekur nga përdorues të tjerë, të komentosh shkrepjet e të tjerëve dhe të tregosh preferencën mbi ato fotografi që të pëlqejnë nëpërmjet treguesit klasik ‘Më Pëlqen’. Në këtë mënyrë, kur e hap aplikimin, gjendesh përballë serisë së fotove të personave që ndjek, ashtu siç ti do të jesh në feed-in e atij që të ndjek. Sa më shumë ‘MëPëlqen’ të ketë, po aq më shumë komente kanë fotot dhe aq më shumë ka të ngjarë të përfundojnë të qenit të tjerë përdorues të ndjekur në Social network (duke i shtuar nëpërmjet ndërlidhjes me aplikacionin në FaceBook, në Twitter apo duke i kërkuar në rubrikën e Smartfonit). Në këtë mënyrë, votohen fotot me butonin ‘I Like’, lihen komente dhe shihen fotografitë më të kërkuara. “Instagram” furnizon 11 filtra të mrekullueshëm fotografikë në gjendje të shndërrojnë në spektakolare imazhet e kapur me fotokamerën e iPhone (që zakonisht është mediokre e me cilësi të ulët). Filtrat të kujtojnë ata të ‘Hipstamatic’, një tjetër aplikacion i mrekullueshëm për iPhone. Përmirësimi i fotokameras të iPhone 4, si edhe mundësia për të përdorur kameran frontale, e favorizojnë shumëzhvillimin e një aplikimi tëtillë. Me pak fantazi dhe kreativitet, në fakt, një shkrepje konvencionale aparati apo një foto e padalë mirë, mund të transformohet në një foto të mrekullueshme. Në thjeshtësinë e përdorimit, qëndron forca e këtij instrumenti. Shkrepet një foto (apo ngarkohet nga ruli), seleksionohet zona e imazhit për t’u shpëtuar, zgjidhet filtri dhe publikohet online dukezgjedhur nëse do ta bashkëndash dhe në Twitter, FaceBook, Tumblr e Flickr, etj, apo jo. Është gjithashtu e mundur të gjeo-lokalizohet nëpërmjet ‘FourSquare’. 4 sukseset e social network 1) Përveç pritjes së të mirave dhe të shërbimeve, përdoruesi nga një brand, pret një dialog të drejtpërdrejtë. Nëse për vite me rradhë web ka qenë vendi i shkëmbimeve aseptike dhe të përcaktuara, sot social- mediat ndihmojnë markat “të dalin në shesh” e të vendosin me përdoruesit një marrëdhënie më të drejtpërdrejtë e më njerëzor. 2) Web-i është kudo, në shtëpi, në zyrë, në pushime dhe është i konsultueshëm si nga ‘smart phone’, ashtu edhe nga Personal Computer. E dimë tashmë se mund të punojmë edhe në tren e të mbajmë kontaktet me network-un tonë edhe nga vendi i punës. Në këtë kontekst, kufiri midis personales dhe profesionales është shumë i hollë aq sa është mirë të mbahet gjithnjë parasysh se është e mundur të arrihet target-i ynë edhe nëpërmjet një komunikimi jo konvencional dhe në fusha jopikërisht profesionale. 3) Përveç Facebook-ut, ekzistojnë edhe të tjerë Social network që po imponohen në web dhe midis tyre, disa janë më pak të përgjithshëm. Për një biznes apo sipërmarrje, është e rëndësishme mbajtja në konsideratë e zgjidhjeve të tjera si edhe vlerësimi se cila social-media është më e përshtatshme për të. 4) Social network-et janë vende ideale për të qarkulluar informacionet, por edhe për të promovuar shumë aktivitete të tjera marketingu. Kjo, ngaqë përdoruesi i tyre ka tendencën të bashkëndajë përmbajtjet me interes me të gjithë kontaktet e tij, dhe kjo, për një biznes do të thotë të zgjerojë potencialisht targetin e vet nëpërmjet një strategjie të quajtur ‘viral marketing’, e cila zhvillohet sipas skemës kaskadë. Përse-ja e një suksesi “Instagram” gjeneron foto të kualitetit të lartë. Aplikimi lejon një proces upload shumë të shpejtë dhe mbi të gjitha, lehtëson përhapjen nëpërmjet web-it. Imazhet e të gjithë përdoruesve të network-ut tonë do të jenë të dukshme në një feed drejtpërdrejt në telefonin celular (mungon ende një web interface) dhe shpesh është një pamje shumë e këndshme. Falë “Instagram”-it mund të bashkëndajmë gjendjet tona shpirtërore “visuale” duke i publikuar në “murin” e FaceBook, fotot tona në timeline të Twitter-it, duke ruajtur një kopje në të njëjtën kohë nëFlickr-in tonë dhe duke e transformuar Tumblr-in tonë në një foto blog të mrekullueshëm, një klasifikim special i më të klikuarave. Suksesi viral i ”Instagram” është tashmë i jashtëzakonshëm dhe është i destinuar të rritet, për arsye të ndryshme: përhapja gjithnjë e më e madhe dhe i iPhone-ve, si edhe përdorimi i internetit nëversionin mobile, lançimi i ardhshëm i aplikacioneve për telefonët celularë të tipit ‘Android’ dhe ‘Blackberry’, përmirësimi i funksioneve të vetë aplikacionit që është ende i ri. Një tjetër Social network familjar, tashmë është natyrisht Facebook, si një site për njohjet shoqërore, i cili përfaqëson një instrument të shkëlqyer jo vetëm për të mbajtur gjallë dhe në mënyrë konstante kontaktet me personat që frekuentohen, por që bën të mundur dhe rindërtimin (kur është e mundur) të kapitalit shoqëror pre-ekzistues (shokë të vjetër shkolle, njohje të vjetra apo ato episodike që kanë humbur nga vështrimi etj). Në praktikë, Facebook bën të mundur mbajtjen gjallë dhe administrimin e marrëdhënieve shoqërore. impakt.al/kultura/social-network-apo-thjesht-nje-mode
Posted on: Fri, 20 Sep 2013 22:16:56 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015