Sokol Balla - Zoti ambasador, ju i krahasuar zgjedhjet e këtij - TopicsExpress



          

Sokol Balla - Zoti ambasador, ju i krahasuar zgjedhjet e këtij viti, për shkak të rezultatit, me ato të vitit 1992? Përse? Ambasadori Arvizu - Jam shumë mirënjohës që po e bëni këtë pyetje. E kam pritur një mundësi që t’i përgjgjem kësaj sepse pas deklaratës që unë bëra disa javë më parë në forumin rinor të LSI, asnjëherë nuk prisja që të kishte një debat mbi të. Në fillim mendova që janë thjesht njerëz që përpiqen të krijojnë diçka, por pastaj kuptova që kisha thënë diçka që prek thellë shumë njerëz e miqtë e mi sepse shumë mbështetës të qendër së djathtë më kanë thënë: “Ti je miku ynë, nuk dyshojmë tek ty lidhur për asgjë, por duhet t’iu them që ka konfuzion në të djathtën për atë që keni thënë, e cila duket e ekzagjeruar”. Jam përpjekur, por ka qenë e vështirë të shpjegoj këdo veçmas, ndaj ata që presin një sqarim, ajo që unë kam thënë ka qenë: “Viti 1992 ka qenë një moment unik në historinë politike shqiptare pasi 1992 ishte një ngjarje e tillë që shpërfill çdo krahasim, është një eveniment më vete, sikurse ka ndodhur në vendet që hoqën qafe komunizmin. Diçka e veçantë në histori, kështu që asnjë ambasador amerikan dhe as unë nuk do të thonim diçka që të denigronte ose mohonte domethënien e atij momenti historik. Kjo ka qenë pjesa ime e parë e mesazhit. Ajo që unë kam thënë dhe e besoj edhe sot edhe më shumë se më parë është se tani, pas 15-20 vitesh shqiptarët do të kthehen pas e do të shikojnë 2013-n si një pikë kthese, si një zgjedhje që solli një pikë kthese. Përse ndodh kjo? Kjo s’ka lidhje me faktin se kush fitoi, PS, LSI apo PD, por ka të bëjë me atë që se si votuan njerëzit dhe faktin që ishin zgjedhje të tilla. Ishte një rezultat i paparashikuar, shpërfilli pritjet e gjithkujt e mbaj mend ende duke folur me dikë e duke analizuar zgjedhjet, që më thonte këtu kjo forcë merr një deputet më shumë, këtu kjo tjetra e Korça mos u lodh sepse del 6-6 gjithmonë. Këtu pritej të ishte një më shumë një më pak, për shkak të opinionit shumë tradicional, por shiko ç’ndodhi. Në çdo qark të Shqipërisë votuesit zgjodhën ndryshe nga sa pritej e arsyeja pse e them këtë është që ka qenë një zgjedhje domethënëse, e cila tregon që ka pasur një ndryshim në sjelljen e votuesve ndaj pushtetit të tyre. Kështu që pushtetin që ata kanë e kanë kuptuar dhe ata (populli) nuk do të votojë më në blloqe si më herët. 4, 8, 12 apo 16 vite më pas, shqiptarët do të kenë kuptuar që e kontrollojnë fatin e tyre, të ardhmen e tyre ndaj besoj se sot më shumë njerëzit do të kthehen pas e do të shikojnë 2013-n si një zgjedhjet që ishin shënuese në këtë drejtim. Këtë kam dashur të them.
Posted on: Thu, 26 Sep 2013 21:28:13 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015