Sondazh i Marca: CR7 Mbreti i Europes. Cristiano Ronaldo mbret i - TopicsExpress



          

Sondazh i Marca: CR7 Mbreti i Europes. Cristiano Ronaldo mbret i Europës. Në një sondazh të gazetës spanjolle "Marca" për lojtarin më të mirë të vitit futbollistik 2012/2013 bazuar në listën prej 10 emrash, të publikuar nga UEFA për çmimin e "Fanellës së Artë", ishte portugezi ai që triumfoi duke fituar dukshëm ndaj rivalit të tij të përjetshëm Lionel Messi. Sipas lexuesve të të përditshmes spanjolle, gazeta me tirazhin më të lartë në vendin iberik, Ronaldo është futbollisti më i mirë në kontinent për sezonin që sapo u mbyll. Ylli i Real Madrid mori në total 12.544 vota ose e përkthyer ndryshe 54 %, duke lënë pas Lionel Messin. Argjentinasi ishte lojtari i preferuar për 23 % të votuesve më ekzaktësisht për 5235 prej tyre. I treti ndërkohë u rendit Robert Lewandowski me 10 %, ndërsa më pas u pozicionuan sipas kësaj radhe, Arjen Robben, Franck Ribery, Gareth Bale, Zlatan Ibrahimoviç, Thomas Mullet, Bastian Schweinsteiger dhe Robie Van Persie.
Posted on: Fri, 12 Jul 2013 13:43:51 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015