Sondazhi, PDK do të humbë primatin e partisë më të madhe në - TopicsExpress



          

Sondazhi, PDK do të humbë primatin e partisë më të madhe në Kosovë! Këto zgjedhje, që do të organizohen mbas 2 ditësh, natyrisht se do të ndryshojnë harten elektorale të republikës së Kosoves. Siç dihet në zgjedhjet lokale të vitit 2009, në shumicën e komunave, dominonin kandidatet nga Partia Demokratike e Kosovës. Në këto zgjedhje të sivjetme, në çdo komunë shihet një tendencë e uljes së përkrahjes së partive që kanë udhëhequr me ato komuna, si nga PDK, LDK apo AAK. Risi e këtyre zgjedhjeve sipas të gjitha gjasave, do të jetë ajo se vetëm komuna e Skenderajt do të zgjedh kryetarin e saj qysh në raundin e parë, i cili natyrisht që nuk do të mund të ushtroj funksionin e tij, për shkakun që gjendet në paraburgim, kurse të gjitha komunat tjera do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve, madje edhe disa bastione të PDK-së, LDK-së apo AAK-së, siç janë Drenasi, Malisheva, Shtimja, Prishtina, Fushë Kosova, Podujeva, Deçani etj. Për të arritur këto shifra, ne kemi përdorur E-maila të klasifikuar për të marr opinionin e respodenteve në të gjitha komunat e Kosovës, kemi bërë telefonata duke përzgjedhur një numër të konsiderueshëm të respodenteve si dhe kemi angazhuar aktivistë në të gjitha komunat, të cilët kanë marr opinionet e respodenteve lidhur me preferencat e tyre ndaj kandidateve që kanë konkurruar për kryetarë në komunat përkatëse. Nga sondazhet e bëra nga shoqëria civile në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, del se PDK do të humb primatin në disa komuna në raundin e parë të zgjedhjeve si: në Viti, Gjilan, Lipjan, Malishevë e Dragash, ku në zgjedhjet e vitit 2009 ka qenë partia e parë. Ndërsa mund të ketë një rritje të përkrahjes në Obiliq, Kamenicë, Rahovec, Deçan, Gjakovë e Suharekë, ku në tri të parat do të jetë subjekti i parë më i votuar. Befasi në këto zgjedhje do të jenë dy iniciativat e krijuara në Malishevë dhe Drenas, ku pritet që në Malishevë kjo iniciativë të qet jashtë loje partinë nga e cila ka dalë, PDK-në, që do të mbes subjekti i tretë në ketë komunë, pas LDK-së dhe IQM-së, ndërsa iniciativa e krijuar në Drenas do ti shkaktoj goxha kokëçarje PDK-së në një zonë që gjithmonë ka arritur të ketë mbi 80% të elektoratit, e që pritet që ti mat forcat në raundin e dytë të zgjedhjeve me Iniciativën Qytetare të Drenasit të udhëhequr nga Izet Ibrahimi. Një garë interesante do të jetë në Prishtinë, ku siç duket LDK me Isa Mustafen nuk do të ketë komoditetin që kishte në zgjedhjet lokale të vitit 2009, ku garën e fitoi shumë lehtë me 57% të votave që morri në zgjedhjet e kaluara qysh në raundin e parë, tani nuk pritet të kaloj 36% të votave të qytetareve të Prishtinës, ndërsa i dyti do të renditet Shpend Ahmeti i VV-së me 25%, kurse partia më e madhe deri më tani në nivel vendi, në Prishtinë përsëri do të përfundoj e katërta, apo pas AKR-së e cila ka garuar me kandidatin e ri Korab Sejdiun. PDK do të jetë partia e parë në 12 komuna kurse partia e dytë në 8 komuna, LDK si partia e parë do të jetë gjithashtu në 12 komuna ndërsa partia e dytë në 9 komuna, AAK si partia e parë do të jetë në 3 komuna kurse si e dyta në 5 komuna, AKR do të jetë e dyta në Gjakovë, Lëvizja Vetëvendosje do të jetë e dyta në Prishtinë kurse Iniciativa Qytetare e Malishevës dhe e Drenasit do të jenë subjektet e dyta në komunat e tyre. Në qytetet e mëdha PDK do të jetë e para në Mitrovicë dhe Ferizaj, LDK, në Prishtinë e Gjilan, AAK në Pejë e Gjakovë kurse në Prizren përsëri do të jetë një garë shumë e ngushtë, gjegjësisht 28% PDK, dhe 27% LDK, që pritet të sqarohet në raundin e dytë. Ndërsa në nivel vendi PDK pritet të humb primatin si partia më e votuar deri më tani dhe do të ketë 28% të votave në total, LDK 29%. AAK 17%. Vetëvendosje 10%, AKR 7%, PF 1%, Iniciativat rreth 3%, ndërsa subjektet tjera 5%. (boss) Burimi: shqiptari.eu/sondazhi-pdk-te-humbe-primatin-e-partise-te-madhe-ne-kosove/
Posted on: Sun, 03 Nov 2013 00:09:27 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015