Stërvitja e parë e Shkëndijës dhe deklarata e trajnerit Të - TopicsExpress



          

Stërvitja e parë e Shkëndijës dhe deklarata e trajnerit Të premten Shkëndija e Tetovës zhvilloi seancën e parë stërvitore nën drejtimin e trajnerit të ri Gjore Jovanovskit. Ish-seleksionuesi i kombëtares së Maqedonisë dhe trajner i suksesshëm në ekipe vendore dhe nga jashtë, ka pranuar ofertën e drejtuesve të rrinjë të Shkëndijës, në projketin e ndërtimit të një Shkëndije të fuqishme. Jovanovski ka zgjedhur që për ndihmës trajnerë te Shkëndija të ketë bashkëpuntorët e tij thuajse të përhershëm Tomçe Trajanovski dhe Borçe Micevski, ndërsa trajner i portierëve mbetet Armend Elezi. I entuziazmuar nga atmosfera në seancën e parë stërvitore dhe numrin e madh të tifozëve të pranishëm në tribuna, trajneri Jovanovski ekskluzivisht për TV Alsat-M, tregoi impresionet e tij të para si pjesë e ekipit tetovar. “Është nder për mua që më ftuan të jem trajner i Shkëndijës, pasi që ky klub në Maqedoni është brend dhe mendoj se meriton shumë më shumë se sa kjo situatë momentale. Paara stërvitjes në mbledhje futbollistëve u thash se duhet t’u jenë falemenderues tifozëve të Shkëndijës, sepse në një mënyrë presioni i tyre në mënyrë të kulturuar dhe te civilizuar, bëri që kompania më e madhe të hyjë si sponsor në Shkëndijë. Sigurisht se pranë një klubi të këtillë, me tifozë të këtillë dhe një sponsor të këtillë, mendoj se qëllimet duhet të jenë shumë më të mëdha. Normal, vijmë në një situatë të pavolitshme, dy ditë para fillimit të kampionatit dhe duhet të komponohen shumë gjëra. Shpresoj se me ndihmën e gjithë opinionit këtu rreth Shkëndijës, me mbështetje të tifozëve, sponsorit dhe futbollistët, në mënyrë të përbashkët do të tentojmë që Shkëndijën ta ngrejmë në nivel më të lartë”, deklaroi trajneri i ri i Shkëndijës, Gjore Jovanovski, i cili sa i përket ndeshjes të së dielës me Horizont Turnovën, mendon të përqendrohet në forca të reja. “Nga formacioni i sezonit të kaluar të Shkëndijës kemi vetëm tre-katër futbollistë, të cilët nuk e dijmë se sa janë të përgatitur. Normal, Shkëndija ka një shkollë të mirë të futbollit dhe në këtë ndeshje do t’u jepet shansi futbollistëve të rrinjë dhe dihet se në ndonjë fatkeqësi mund të ketë edhe fat dhe ndonjëri prej atyre futbollistëve të dëshmohet. Unë vetëm shpresoj dhe besoj se secili që do të dalë në teren në ndeshjen kundër Turnovës, do të japë maksimumi. Do të ketë mbështetje të madhe nga gjithë tifozët dhe shpresoj në rezultat pozitiv. Në këtë moment rezultat pozitiv për ne do të jetë mos të humbim, sigurisht nëse na jepet rasti mund edhe të fitojmë”, tha Jovanovski. Për fund, Jovanovski sqaroi se Shkëndija ka plane afatgjate dhe sezonin aktual primare do të jetë ekipi të kap pjesën e epërme të renditjes. “Qëllimi i Shkëndijës në këtë sezon është që të jetë në 5-6 vendet e para, mendoj se këtë mund ta bëjmë. Evropë? Të shohim, gjithçka mund të ndodh. Varet çfarë përforcimesh do të marim. Ne tani nuk preokupohemi shumë me të. Në këtë moment mendojmë vetëm për ndeshjen me Horizontin. Do jemi të koncentruar dhe për ne më i vlevshëm do jetë çdo takim i rradhës”, pëfundoi Jovanovski.
Posted on: Sat, 03 Aug 2013 19:13:53 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015