Syri i keq (mësyshi) Shkruar nga Imam Uthejmin Imam Muhamed - TopicsExpress



          

Syri i keq (mësyshi) Shkruar nga Imam Uthejmin Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!) Pyetje: “A mund të goditemi nga syri i keq? Si mund të shërohemi nga syri i keq? A humbet teukuli nëse mbrohemi nga syri i keq?” Përgjigje: “Ne shohim se syrin e keq, ligji islam dhe dëshmitë reale e konfirmojnë. Allahu i Lartësuar thotë: “Mohuesit sa nuk të hanë me shikimet e tyre...” 68:51 Lidhur me kuptimin “...të hanë me shikimet e tyre...”, Ibn Abbasi radijallahu anhu dhe disa të tjerë, kanë thënë se kjo do të thotë: “të godasin me syrin e keq”. Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Syri i keq është i vërtetë. Po ta kishte penguar diçka kaderin, do të ishte syri i keq. Dhe kur ju kërkohet që të laheni (si ilaç ndaj syrit të keq), atëherë lahuni.” Muslimi 2188 Shembull tjetër është një transmetim nga Nesaiu dhe Ibn Maxhe, në të cilin thuhet se ‘Amir bin Rabi’ah kaloi afër Sehl bin Hunejf ndërsa ai ishte duke larë dhe i tha: “Nuk kam parë lëkurë të bardhë si kjo as tek një grua.” Sapo ai e tha këtë, Sehli menjëherë ra për toke. Ai u dërgua tek i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem dhe i thanë atij: “Ai u alivanos.” Profeti salallahu alejhi ue selem tha: “Kush dyshoni të jetë shkaku?” “Ata thanë: “Amir bin Rab’iah.” Profeti salallahu alejhi ue selem tha: “Për çfarë arsye ndonjëri prej jush e vret vëllanë e vet? Nëse ndonjë prej jush sheh në vëllanë e tij diçka që i pëlqen, le të lutet për të që Allahu ta begatojë.” Ibn Maxhe 3509 “Pastaj Profeti salallahu alejhi ue selem kërkoi ujë dhe e urdhëroi ‘Amirin që të marrë abdes duke larë fytyrën e tij, duart deri në bërryla, gjunjët dhe nën petkat e tij. Pastaj Profeti salallahu alejhi ue selem urdhëroi që uji të derdhet mbi Sehlin. Në një tjetër transmetim, thuhet se ena e ujit u kthye mbi të nga prapa shpinës.” Përditshmëria jonë dëshmon për vërtetësinë e ekzistimit të syrit të keq, gjë e cila assesi nuk mund të mohohet. Mirëpo nëse kjo ndodh, duhet përdorur ilaçe sipas porosive të sheriatit islam, e që janë: 1. Të lexuarit Kuran- Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Nuk ka rukje, përveçse ndaj syrit të keq ose temperaturës së lartë të trupit.” Buhariu 5704 dhe Muslimi 216 Kurse Xhibrili i bënte rukje Profetit salallahu alejhi ue selem duke thënë: “Në emër të Allahut të bëj rukje ndaj çdo gjëje që të dëmton, nga e keqja e çdo shpirti ose nga syri ziliqar (lakmitar)! Allahu të shëroftë! Në emër të Allahut ty të bëj rukje!” Muslim 2186 2. Pastrimi i trupit- ashtu siç Profeti salallahu alejhi ue selem e urdhëroi ‘Amir bin Rabi’an ta bëjë këtë në hadithin e lartpërmendur, e më pas uji duhet të hidhet mbi trupin e atij që është goditur nga syri i keq. Nuk ka asnjë të keqe në qoftë se njeriu merr masa paraprake që ta mbrojë veten nga syri i keq, kjo nuk bie në kundërshtim me teuekulin (mbështetjen në Allahun), përkundrazi ky është vet teuekuli. Kështu ngase realiteti i teuekulit është “mbështetja në Allahun duke i marrë shkaqet të cilat janë të lejuara, apo jemi të urdhëruara për to.” Kurse Profeti salallahu alejhi ue selem, kërkonte mbrojtje për Hasanin dhe Husejnin me këtë dua: “Kërkoj mbrojtje me Fjalët e Allahut që t’ju mbrojë juve dyve nga të gjitha helmet e shejtanit dhe nga çdo sy i keq” Buhari nr. 3371 Dhe thoshte: “Kështu Ibrahimi shpesh kërkonte mbrojtje për Is´hakun dhe Ismailin.”
Posted on: Thu, 19 Sep 2013 17:58:37 +0000

Trending Topics




© 2015