TE VEÇANTAT E EMISIONIT “DEBATI NE CHANNEL ONE” të - TopicsExpress



          

TE VEÇANTAT E EMISIONIT “DEBATI NE CHANNEL ONE” të gazetarit ROLAND QAFOKU 1. Në 51 puntata të emisionit, deri tani janë ftuar rreth 300 persona. 2. Në shumicën e rasteve në panel janë pjesmarrës 6 personazhe. 3. Mbi 20 analistë dhe gazetarë të përhershëm kanë qenë dhe janë permanentë vetëm në emisionin “DEBATI NE CHANNEL ONE”. 4. Ata janë: Agim Neza, Kreshnik Çollaku, Olsi Baze, Armir Shkurti, Zylyftar Bregu, Bashkim Muça, Artur Nura, Ilir Kulla, Basir Çollaku, Miranda Haxhia, Jolanda Lila, Luan Laze, Rexhep Shahu, Gjergj Zefi, Edison Kurani, Flamur Vezaj, Gerti Shella, Çelo Hoxha, Arbër Begaj, Arbër Kadia, Mimoza Picari, Gerti Xhaja. 5. Inserti “50 FAKTE DHE FOTO” është pjesa EKSKLUZIVE dhe e IDENTITETIT të emisionit, në të cilin me fakte dhe fotografi jepen të dhëna për personazhin ose temën që trajtohet. 6. Emisioni ka si të veçantë bisedën “hard talk” . 7. Videoja e emisionit ku ishte ftuar Teuta Hoxha, nusja e djalit të Enver Hoxhës ka kaluar numrin 20 mijë të shikimeve në youtube. 8. Kjo është videoja rekordmene jo vetëm për televizionin “Channel One”. 9. Janë të shumtat rastet kur gazetat më të rëndësishme në vend por edhe website-t brenda dhe jashtë vendit, kanë botuar të plotë ose pjesë nga emisioni “DEBATI NE CHANNEL ONE”. 10. Bisedën me Teuta Hoxhën e kanë zbardhur të plotë dhe të gjitha me titull kryesor në faqen e parë plot 10 gazeta ditore në Shqipëri. 11. Këto gazeta janë: Panorama, Gazeta Shqiptare, Shqiptarja. Koha Jonë, Metropol, Mapo, Shekulli, Tema, Dita, Ballkan, 12. Këtë bisedë e kanë publikuar edhe shumë gazeta në Kosovë, si Zëri I Kosovës, gazeta Expres, etj 13. Bisedën me Teuta Hoxhën e kanë botuar të plotë ose si lajm disa nga agjensitë më prestigjoze dhe më të ndjekura ne web si Hermes, Respublica, Balkanweb, NOA, AMA NEWS, Lajmi, 123people, 14. Videoja e emisionit ku ishte i ftuar Skënder Shehu, djali i Mehmet Shehut, ka afro 4 mijë shikime në youtube. 15. Videoja e emisionit ku ishte I ftuar kryetari I bashkisë së Tiranës Lulëzim Basha ka kaluar numrin e 2 mijë shikimeve në youtube. 16. Lulzim Basha, gjatë sezonit të parë të vitit 2013 ka folur vetëm për tre gazetarë në studion e emisionit të tyre: Blendi Fevziu, Çlirim Peka dhe Roland Qafoku. 17. Videoja e emisionit ku ka qenë i ftuar ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi, ka kaluar numrin 2 mijë të shikimeve në youtube. 18. Servet Pëllumbi ishte I pari që lajmëroi koalicionin PS-LSI në 27 shkurt 2013, duke zgjedhur emisionin “DEBATI NE CHANNEL ONE” për të bërë deklaratën, ndërkohë që koalicioni I shpall më 1 prill 2013. 19. “Debati në Channel One” është i vetmi emision politik në Shqipëri që ka arritur të marrë në një puntatë tre deputetë të PD-së përballë tre deputetëve të PS. 20. Agjensitë e specializuara për matjet e audiencës, kanë dhënë vlerwsime positive për emisionin “DEBATI NE CHANNEL ONE”.
Posted on: Tue, 16 Jul 2013 08:17:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015