TE VEÇANTAT E SEZONIT TE PARE TE EMISIONIT “DEBATI NE CHANNEL - TopicsExpress



          

TE VEÇANTAT E SEZONIT TE PARE TE EMISIONIT “DEBATI NE CHANNEL ONE” të gazetarit ROLAND QAFOKU JANAR-KORRIK 2013 1. Në sezonin e parë 2013 në emisionin “DEBATI NE CHANNEL ONE” janë realizuar 55 puntata. 2. Puntata e parë u transmetua më 17 janar dhe puntata e 55-të më 29 korrik 2013. 3. Emisioni DEBATI NE CHANNEL ONE në 55 puntata ka realizuar 110 orë transmetim LIVE, ose 6600 minuta. 4. Në 55 puntata të emisionit, deri tani janë ftuar në studio 302 persona, politikanë, gazetarë, analistë, specialistë të fushave të ndryshme, personazhe të historisë etj. 5. Në shumicën e rasteve në panel janë pjesmarrës 6 personazhe. 6. Nga 55 puntata, janë rreth 20 puntata që deklaratat e bëra në emisionin “DEBATI NE CHANNEL ONE” janë bërë referenca në gazetat e ditës apo në website të vendit dhe të huaja. 7. Kanë qenë 30 analistë, gazetarë dhe politologë të përhershëm kanë qenë dhe janë permanentë vetëm në emisionin “DEBATI NE CHANNEL ONE”. Ata janë: Agim Neza, Kreshnik Çollaku, Olsi Baze, Armir Shkurti, Zylyftar Bregu, Bashkim Muça, Artur Nura, Ilir Kulla, Basir Çollaku, Miranda Haxhia, Hamdi Jupe, Jolanda Lila, Luan Laze, Rexhep Shahu, Gjergj Zefi, Edison Kurani, Flamur Vezaj, Gerti Shella, Çelo Hoxha, Aristir Lumezi, Arbër Begaj, Arbër Kadia, Mimoza Picari, Gerti Xhaja, Artur Lazebeu, Granit Sokoli, Elton Tafaruçi, Jakin Marena, Tedi Blushi, Florian Pullazi. 8. Inserti “50 FAKTE DHE FOTO” është pjesa EKSKLUZIVE dhe e IDENTITETIT të emisionit, në të cilin me fakte dhe fotografi jepen të dhëna për personazhin ose temën që trajtohet. 9. Emisioni ka si të veçantë bisedën “hard talk” dhe janë të shumta puntatat kur debati ka justifikuar emrin e emisionit. 10. Cilësohen si kulminacione të këtij sezoni prania në studio e kryetarit të bashkisë dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha, ish-kryetarit të Kuvendit Servet Pëllumbi, nuses së djalit të Enver Hoxhës Teuta Hoxha, Skënder Shehu dhe djalit të Mehmet Shehut, ish-shefit të SHIK Irakli Koçollarit. 11. Cilësohet si kulminacion në këtë sezon edhe përballja në të vetmin emision të tre deputetëve të PD me tre deputetë të PS. 12. Në 55 puntata të emisionit “DEBATI NE CHANNEL ONE”, kanë qenë në studio politikanë të të dy kraheve politikë, përfaqëesues të PS e PS. 13. Emisioni “DEBATI NË CHANNEL ONE” është i vetmi emision që pas humbjes së PD ka patur në studio 8 deputetë e kësaj force politike që kanë komentuar këtë humbje si: Fatbardh Kadilli, Luan Skuqi, Fatos Hoxha, Gjok Uldedaj, Enkeled Alibeaj, Lefter Maliqi, Ismail Hoxha, Tritan Shehu. 14. Videoja e emisionit ku ishte ftuar Teuta Hoxha, nusja e djalit të Enver Hoxhës ka kaluar numrin 25 mijë të shikimeve në youtube. 15. Kjo është videoja rekordmene jo vetëm për televizionin “Channel One”. 16. Janë të shumtat rastet kur gazetat më të rëndësishme në vend por edhe ëebsite-t brenda dhe jashtë vendit, kanë botuar të plotë ose pjesë nga emisioni “DEBATI NE CHANNEL ONE”. 17. Bisedën me Teuta Hoxhën e kanë zbardhur të plotë dhe të gjitha me titull kryesor në faqen e parë plot 10 gazeta ditore në Shqipëri. 18. Këto gazeta janë: Panorama, Gazeta Shqiptare, Shqiptarja. Koha Jonë, Metropol, Mapo, Shekulli, Tema, Dita, Ballkan. 19. Këtë bisedë e kanë publikuar edhe shumë gazeta në Kosovë, si Zëri I Kosovës, gazeta Expres, etj. 20. Bisedën me Teuta Hoxhën e kanë botuar të plotë ose si lajm disa nga agjensitë më prestigjoze dhe më të ndjekura ne ëeb si Hermes, Respublica, Balkanëeb, NOA, AMA NEËS, Lajmi, 123people. 21. Videoja e emisionit ku ishte i ftuar Skënder Shehu, djali i Mehmet Shehut, ka rreth 11 mijë shikime në youtube. 22. Videoja e emisionit ku ishte I ftuar kryetari I bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka kaluar numrin e 2 mijë shikimeve në youtube. 23. Videoja e emisionit ku ka qenë i ftuar ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi, ka kaluar numrin 2 mijë të shikimeve në youtube. 24. Servet Pëllumbi ishte I pari që lajmëroi koalicionin PS-LSI në 27 shkurt 2013, duke zgjedhur emisionin “DEBATI NE CHANNEL ONE” për të bërë deklaratën, ndërkohë që koalicioni I shpall më 1 prill 2013. 25. “Debati në Channel One” është i vetmi emision politik në Shqipëri që ka arritur të marrë në një puntatë tre deputetë të PD-së përballë tre deputetëve të PS. 26. Agjensitë e specializuara për matjet e audiencës, kanë dhënë vlerësime pozitive për shikueshmërinë e emisionin “DEBATI NE CHANNEL ONE”. 27. Gjatë këtij sezoni janë rreth 30 mijë mesazhe, sms, reagime, komente dhe pyetje të drejtëpërdrejta për pjestarët e ftuar në studio nga publiku që janë dërguar në numrin e celularit në ekran, në faqen e emisionit në facebook, në faqen time personale në facebook si dhe në faqet e gazetave dhe on line të cilat kanë zbardhur emisionin.
Posted on: Mon, 02 Sep 2013 07:10:23 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015