TESTI I PORTOFOLIT: JA QYTETET ME TE NDERSHME NE BOTE. - TopicsExpress



          

TESTI I PORTOFOLIT: JA QYTETET ME TE NDERSHME NE BOTE. Është ndoshta testi klasik i ndershmërisë. Nëse gjeni një portofol në tokë, do e kthenit atë? Një studim ka zbuluar në këtë mënyrë se cilët janë qytetet më të ndershme në botë. Në studim janë përfshirë 16 qytete. Brenda 12 portofolëve janë futur rreth 50 dollarë, plus foto familjare dhe detaje për të kontaktuar pronarin. Portofolët u hodhën në disa prej shesheve dhe rrugëve kryesore të qytetit. Nga 192 portofolë të hedhur, më pak se gjysma u kthye mbrapsht, por rezultatet ishin interesante. Kryeqyteti finlandez, Helsinki, ktheu 11 nga 12 portofolët, ndërkohë që në Lisbonë të Portugalisë u kthye vetëm një portofol, edhe ai nga një çift holandez që ndodhej aty për pushime. Studimi i realizuar nga Reader’s Digest tregoi për çudi se pasuria ose varfëria e qytetit nuk luan rol në ndershmërinë e njerëzve. Kjo për shkak se Mumbai në Indi ishte qyteti i dytë në listë, pasi aty u rikthyen 9 portofolë nga 12. Renditja e qyteteve 1. Helsinki, Finlandë – 11 nga 12 portofolë 2. Mumbai, Indi – 9 nga 12 3. Budapest, Hungari – 8 nga 12 4. Nju Jork, SHBA – 8 nga 12 5. Moska, Rusi – 7 nga 12 6. Amsterdam, Holandë – 7 nga 12 7. Berlin, Gjermani – 6 nga 12 8. Lubjana, Slloveni – 6 nga 12 9. Londër, Angli – 5 nga 12 10. Varshavë, Poloni – 5 nga 12 11. Bukuresht, Rumani – 4 nga 12 12. Rio de Zhaneiro, Brazil – 4 nga 12 13. Cyrih, Zvicër – 4 nga 12 14. Pragë, Republika Çeke – 3 nga 12 15. Madrid, Spanjë – 2 nga 12 16. Lisbonë, Portugali – 1 nga 12 Publikuar nga gazeta, “TemA”
Posted on: Wed, 25 Sep 2013 16:48:05 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015