THIRRJE! Për pjesëmarrje në konferencën rinore me temë: - TopicsExpress



          

THIRRJE! Për pjesëmarrje në konferencën rinore me temë: “Sfidat aktuale të nxënësit në procesin edukativo-arsimor” Jemi dëshmitarë të shumë problemeve dhe vështirësive me të cilat po përballohet procesi edukativo - arsimor në shkollat fillore dhe të mesme të vendit tonë. Posaçërisht me ndryshimet drastike dhe të pakontrolluara si dhe reformat që po ndodhin në sistemin arsimor në Republikën e Maqedonisë kanë përkeqësuar gjendjen në shkollat tona. Tentativat e dhunshme dhe artificiale për ta ndryshuar dhe modernizuar sistemin edukativo – arsimor në vendin tonë kanë paralizuar mësimdhënësit dhe nxënësit duke i shndërruar ata në objekte për performim të eksperimenteve të ndryshme. U bënë disa vite që ky maltretim që u bëhet nxënësve nuk ka të ndalur. Reformat parashohin zgjedhje të problemeve e jo shumimin e tyre. Reformat kërkojnë kushte në mënyrë që të mundësohet zbatimi i suksesshëm i po të njëjtave. Problemet janë të shumta ndërsa sfidat që e presin arsimin janë të rënda. U organizuan shumë debate rreth kësaj teme, mirëpo askund nuk e dëgjuam zërin e atyre që janë më të prekur nga ky problem – nxënësit. Andaj Qendra për Zhvillim Edukativ dhe Kulturor “RACIO” i fton të gjithë nxënësit e shkollave të mesme që të bëhen pjesë e konferencës rinore me titull “Sfidat aktuale të nxënësit në procesin edukativo-arsimor”. Kjo konferencë rinore do të ketë karakter shkencor ku çdo nxënësi pjesëmarrës do ti jepet mundësia të shprehë mendimet në formë të një punimi, ese, në lidhje me situatën momentale nëpër institucionet arsimore të vendit tonë. Të gjitha punimet e nxënësve do të përmblidhen në një broshurë dhe pastaj do të shpërndahen nëpër institucionet arsimore. Nxënësit që dëshirojnë të jenë pjesë e kësaj konference rinore, punimet apo esetë e tyre le ti dërgojnë në email adresën e Qendrës “RACIO” – ngo.ratio@gmail. Eseja të jetë e shkruar në gjuhën e pastër shqipe dhe të mos përmbajë me pak se 800 fjalë. Për informata më të hollësishme mund të na shkruani porosi në profilin tonë. Me respekt, Qendra “RACIO”
Posted on: Sun, 06 Oct 2013 09:19:51 +0000

Trending Topics




© 2015