TI: Korrupsioni po përkeqësohet, qytetarët e gatshëm të - TopicsExpress



          

TI: Korrupsioni po përkeqësohet, qytetarët e gatshëm të veprojnë Hulumtimi më i madh i opinionit në botë për korrupsion tregon se më se gjysma e të aketuarve besojnë se ai është përkeqësuar në vendet e tyre. Por, monitorimi i kryer nga organizata Transparency International me seli në Berlin, thotë se afro 90% të të anketuarve janë të gatshëm ta luftojnë korrupsionin, duke nënshkruar peticione dhe duke protestuar. Barometri Global i Korrupsionit 2013 është mbështetur në intervistat me 114 mijë njerëz në 107 vende. Më tepër se një e katërta e të anketuarve në gjithë botën, kanë raportuar se kanë paguar ryshfet në vitin e fundit, përfshirë më se 40% në Afganistan dhe Kirgizi, më se 30% në Kazakistan dhe Ukrainë dhe më se 20% në Irak dhe Serbi. 15 – 19.9% të të anketuarve në Kosovë dhe Maqedoni kanë thënë se kanë paguar ryshfet gjatë vitit të fundit, në njërin nga sektorët e policisë, judikaturës, regjistrimit, pronësisë, mjekësisë, arsimit, tatimit dhe shërbimeve. Më pak se 5% kanë paguar ryshfet në Gjeorgji. Partitë politike konsiderohen institucionet më të korruptuara në pjesën më të madhe të vendeve.(REL)
Posted on: Tue, 09 Jul 2013 09:32:57 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015