TIRANE – Kryetari i PS-së, Edi Rama promovoi sot versionin - TopicsExpress



          

TIRANE – Kryetari i PS-së, Edi Rama promovoi sot versionin turqisht të librit “Kurbani”, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në Tiranë. Kryesocialisti iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, që nuk u bazuan vetëm tek libri, por pashmangshmërisht u drejtuan drejt situatës politike, në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit. Ndërkohë lideri i PS-së theksoi se po mendon për të shkruar një tjetër vepër. Nëse do ta portretizonit sërish figurën e Ilir Metës, a do të ishte sërish i njëjti portretizim? I jam kthyer për kuriozitet atij portreti të bërë në kushte të tjera dhe nëse do ta lexonit, pa tendencën për të gërryer në funksion të të përditshmes politike, do të shikonit që tek ai përshkrim ka vërtetësi, miqësi. Çfarë kam thënë gjithmonë i kam thënë siç i kam menduar ato të që kam thënë. Nuk kam qenë në censurë kam qenë në pozitën që ti them gjërat që kam dashur për të bërë. Pa asnjë dyshim u qëndroj gjërave që kam shkruar se janë gjëra të thëna me shumë sinqeritet. Aty do të gjeni edhe zanafillën e gjërave që kanë ndodhur më pas. Më duket sikur portreti aty paralajmëron çfarë ka ndodhur më pas. Raportin tuaj me zotin Meta e quajtët të vërtetë dhe që ka miqësi brenda, është kjo miqësi që iu shtyu t’i jepni 40% të pushtetit LSI-së, siç ka thënë zoti Tavo? Do të jemi përgjegjës 100% bashkë për të realizuar të gjitha zotimet. S’do ketë asnjë ndarje përqindjesh, por do të jemi 100% bashkë të angazhuar për të mirëqeverisur Shqipërinë. Ka gënjyer zoti Tavo elektoratin nga Gjirokastra? Përgjigjja dhe e vërteta është kjo që thashë unë, të tjerat janë pjesë të mijëra gjërave që shkojnë për fushatën elektorale. Ju thatë që shkruani dhe besoni tek e vërteta juaj. Sipas të vërtetës tuaj jeni ju fituesi i zgjedhjeve të 23 qershorit zoti Rama? Për të mos dhënë një përgjigje që do të ishte përgjigjja e tribunës së konferencave të shtypit, por për të vazhduar këtë bashkëbisedim. Çdokush hyn në fushë me këtë të vërtetë që përgatit brenda vetës dhe lufton për ta afirmuar. Unë e di, por besoj se dhe ju e dini kush do t’i fitojë zgjedhjet. Ju paralajmëruat se do të shkruani një libër tjetër. Nëse nuk do ta shkruani nga karrigia e kryeministrit, nga ku do ta shkruani? Unë nuk paralajmërova asgjë. Se kur do të vazhdojë ky rrugëtim, nuk mund ta predikoj të ardhmen. E keni dëgjuar atë shprehjen që thotë, jeta është ajo që ndodh kur ne jemi duke bërë plane të tjera. Kjo ishte thjesht një ndjesi që pata kur mora në dorë versionin turqisht të “Kurbanit”. Jam i bindur që prap do jetë një libër shumë i shitur dhe i përkthyer në gjuhë të tjera. Nga fushata e ngarkuar së fundmi, kush ka ngritur krye më tepër pjesa e artistit apo politikanit? Pjesa e artistit më kujtohet vetëm kur më përgjon Saliu. Më kujtohet Liceu Artistik, kur librat e ndaluar i shikonim në banjë. Kjo në një farë mënyre ra në sy dhe ishte një personazh atje që ngjante shumë me Saliun sot, që rrinte në banjë dhe priste të na kapte. Ose më kujtohet një tjetër skenë me një të dërguar të komitetit të partisë, që erdhi për shfaqjet e huaja në Institutin e Arteve dhe bëri një reprezalje për flokët e gjata. Unë në atë kohë lija një mjekër që ishte jashtë standardeve të integrimit të atëhershëm. Nuk isha pjesë e shoqërisë socialiste në mënyrë të integruar plotësisht. Ma kujtoi shumë Saliu atë. Kur e shoh që flet sikur flet nga vrima e çelësit tim, më kujton kohën që merresha me art, që ishim në një kohë tjetër. Kuptohet ishte kohë tjetër nuk mund të bëhen krahasime me sot. Kur thotë nuk shkon në punë, martohet për zgjedhje, s’paguan taksat, më kujton atë kohë. Këta janë kaq të ligj dhe kaq injorantë sa nuk arrijnë dot të përputhin ligësinë me aftësinë, sa që nuk arrijnë të bëjnë punën e tyre të paktën. Xhandarët e taksave marrin urdhrin dhe pastaj nxirreni armik, nxirrni provat, dhe dënojeni. Eshtë e njëjta gjë, është vrima e çelësit. Sa besoni se ka nevojë arti për politikën por dhe politika e sotme për artin? Arti s’ka nevojë për politikën, politika ka nevojë për artin. Ku do ta prisni rezultatin e zgjedhjeve të dielën? Nuk mund të përgjigjem, nuk dua t’i marr kohën dhe hapësirën kësaj kënaqësie të madhe që pata në këto minuta që të shkëputem nga fushata politike dhe të jem bashkë me ju për të folur për një ngjarje modeste. Një copë letër shqipe është përkthyer në turqisht dhe kjo është një ngjarje e bukur. Shkoni përpara lexuesit turk si politikan, shkrimtar i krishterë. Do të hyni do të bëheni pjesë e një debati të sapolindur për rishikimin e historisë në raport e pushtimin osman në Shqipëri? Duhet kurajo e madhe për të prekur tela kaq të thellë të shpitit të një populli. Prekja e këtyre telave nuk sjell asgjë të mirë. Të krishterë apo myslimanë kjo është çështje që lidhet me besimet dhe secili është i lirë të ndjehet i tillë apo i a tillë dhe ta kërkojë zotin në rrugën që mendon. Ne shqiptarët disponojmë një pasuri që të tjerët do të ëndërronin që ta kishin.
Posted on: Wed, 19 Jun 2013 09:59:22 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015