Takimi ndërmjet Prishtinës dhe Trepçës është ndërprerë - TopicsExpress



          

Takimi ndërmjet Prishtinës dhe Trepçës është ndërprerë për 15 minuta në minutën e 39-të pasi që tifozët mitrovicas, ”xhungllashët’,’ kanë gjakosur trajnerin prishtinas, Afrim Toverlani, duke e gjuajtur me shishe në kokë. Toverlani më pas është futur menjëherë në ambientet e brendshme të stadiumit për të marrë ndihmën mjekësore. Veq se krejt kësaj marrie Policia e Kosovës qëndronte indiferent edhe pse prezent në fushë kinse nuk ka ndodhur asgjë . Jo që nuk interesoheshin ta kapin dorasin e incidentit por edhe pas urdhërit të vëzhguesit për zbrazjen e asaj pjese prej ku ishin hedhur mjete të forta ata i lejuan ”xhungllashët” nga Mitrovica me qëndru aty pa as më të voglin debat. Po të kishte ndodhur kjo në Prishtinë do të arrestoheshin së paku 10 tifozë e të tjerët do të ndjekeshin deri nëpër shtëpit e tyre.Kurse sipas informatave te TopLajme loja nuk ka mundur te nderprehet sepse do te denohej KF Prishtina dhe do te humbte ndeshjen me rezultat zyrtare. Po ashtu ekipi i Top Lajme mëson se tere stafi i klubit Prishtina edhe Toverlani ishin te kercenuar nga FFK dhe kryetari i saj .
Posted on: Fri, 27 Sep 2013 19:05:10 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015