Talibanët e Pakistanit paralajmërojnë për sulme - TopicsExpress



          

Talibanët e Pakistanit paralajmërojnë për sulme hakmarrëse PDF | Print | E-mail altGrupi kërcënohet se do ti vejë në shënjestër forcat e sigurisë dhe udhëheqësit politikë pasi që sulmi me aeroplan pa pilot e vrau udhëheqësin e tyre. Talebanët e Pakistanit janë përbetuar se do ta orkestrojnë një valë të sulmeve hakmarrëse kundër objektivave të qeverisë pas emërtimit të komandantin Mulla Fazlullahit si udhëheqësin e saj të ri. Kërcënimi të premten erdhi një javë pas Hakimullah Mehsud, kreu i mëparshëm i Tehrik - e- Taliban Pakistan (TTP), u vra në një sulm nga aeroplani pa pilot amerikan. Ne do ti sulmojmë forcat e sigurisë, infrastrukturën qeveritare, liderët politikë dhe policinë, tha Asmatullah Shahin , kreu i shura-s talebane, apo udhëheqësi i Këshillit, i tregoi Reuters me telefon nga një vend i fshehtë. Ai tha se sulmet kryesore të Talebanëve përfshijnë ushtrinë dhe infrastrukturën e qeverisë në provincën Punxhab, bastioni politik i Kryeministrit Nawaz Sharif. Ne e kemi një plan. Por unë dua tua bëjë një gjë të qartë. Ne nuk do ti sulmojmë civilët, pazaret apo vendet publike. Njerëzit nuk kanë nevojë të frikësohen,shtoi Shahini. Procesi i paqes është humbje kohe Vrasja e Mehsudit të premten erdhi derisa përfaqësuesit e qeverisë po përgatiteshin për tu takuar me TTP me synim për hapjen e bisedimeve të paqes. Por, një zëdhënës i grupit tha se emërimi i Fazlullah-it do të thotë se negociatat tani janë jashtë tryezës. Mbajtja e bisedimeve të paqes nuk është ndonjë çështje për të diskutuar. Kjo qeveri nuk ka autoritet, kjo nuk është një qeveri sovrane, ajo është një rob, skllav i Amerikës. Mbajtja e bisedimeve të paqes është një humbje kohe, tha zëdhënësi Shahidullah Shahid të enjten. /el xhezira dhe agjencionet/ botaislame
Posted on: Sun, 10 Nov 2013 19:41:33 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015