Taylor Swift ka reaguar ndaj kritikëve që e kanë vendosur në - TopicsExpress



          

Taylor Swift ka reaguar ndaj kritikëve që e kanë vendosur në qendër të vëmendjes për jetën e saj romantike duke thënë se ata thjeshtë po e ndëshkojnë për suksesin e saj. 23-vjeçarja vazhdimisht është përfolur në media për lidhjet e saj të shumta me yje, si Harry Styles, Joe Jonas, Jake Gyllenhaal e John Mayer. “Nëse arrin një pikë në karrierën tënde kur gjërat shkojnë shumë mirë, perceptimi në opinion është: ‘Po, por...’, në kuptimin: ‘Po, por ajo ka pasur shumë të dashur’. ‘Po, por kam dëgjuar se është e çmendur’”. “Mendoj se kjo ka shumë të bëjë me të qenit femër e suksesshme”, ka deklaruar këngëtarja për versionin britanik të revistës Glamour.
Posted on: Wed, 02 Oct 2013 06:21:23 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015