Te dashur banore te Treves se Vakefeve kudo qe ndodheni me banim - TopicsExpress



          

Te dashur banore te Treves se Vakefeve kudo qe ndodheni me banim ne Shqiperi dhe Diaspore: Ne Korik te vitit 2014 behen 100-vjet nga masakrimi i banoreve te fshatit Panarit prej andarteve greke. Ne perkujtim te kesaj ngjarjeje Shoqata Atdhetare Kulturore e Trevës së Vakëfeve, ka pergatitur nje Program-Pune, te cilin po jua parqesim si me poshte...Dhe me dashamiresi Kryesia e Shoqates pret mendime dhe kontribute reale nga cdo Vakeflli, per realizimin sa me dinjitoz te ketij aktiviteti...... Shoqata Atdhetare Kulturore e Trevës së Vakëfeve Korçë Tiranë Tiranë më 05.10. 2013 Program Pune Mbi përkujtimin e 100-vjetorit të masakrës greke (2-10 korrik 1914) në fshatin Panarit të Vakëfeve, Korçë Për dijeni: - Presidentit të Republikës së Shqipërisë. - Qeverisë shqiptare, Ministrit të Kulturës. - Akademisë së Shkencave, Institutit të Historisë, Tiranë. - Këshillit të Qarkut dhe Prefekturës Korçë. - Komunës Vithkuq dhe kryepleqësisë Panarit - Degëve të Shoqatës në rrethe e Diasporë (SHBA e Greqi) - Miqëve e dashamirësve të shumtë, kudo ndodhen, brenda e jashtë vendit. Sa për kujtesë, ky është i pari aktivitet që organizohet në shkallë lokale e kombëtare gjatë këtyre 100 vjetëve (që nga dita e kryerjes së masakrës), në përkujtim të një ngjarjeje të dhimbshme e tragjike, ku u therën e masakruan nga andartët grekë rreth 455 burra, gra, fëmijë e pleq panaritas. Është një rast unikal dhe i përbindshëm ky i ndodhur në Shqipëri, që fatkeqësisht dhe çuditërisht shteti dhe historiografia shqiptare e kanë kaluar në heshtje ose lënë plotësisht në harresë, për gjatë një shekulli. Tashmë është momenti të korigjohet ky gabim i pafalshëm historik, duke organizuar këtë ceremoni madhështore në vendngjarje dhe ngritur një memorial (obelisk) në kujtim të tyre, ku brezat e sotëm e të nesërm të bëjnë përshpirtje dhe vendosin lule të freskëta në çdo ditë të shënuar. Si për shumë gjëra në atë zonë, edhe në këtë rast, inisiativën e mori Shoqata Atdhetare Kulturore e Krahinës së Vakëfeve Korçë (Komuna Vithkuq), e cila u bën thirrje të gjitha instancave të pushtetit vendor dhe atij qendror, jo vetëm t’i bashkohen kësaj nisme por të marrin vetë në dorë drejtimin e aktivitetit, që nuk do t’i bënte nder vetëm një komuniteti të martirizuar e lënë në harresë, por dhe vetë shtetit shqiptar që ka rastin të ndreqë një “lajthitje të pafalshme” të tij 100-vjeçare. Pa dashur të paragjykojmë dikë, por edhe nëse ky i fundit përsëri nuk “tundet”, atëhere thirrja jonë shkon fuqishëm për gjithë panaritasit e vakëfllinjtë kudo ndodhen, në Shqipëri e diasporë, të mos na lenë vetëm por të na mbështesin me të gjitha mjetet për të nderuar si duhet ata qindra jetë njerëzish të pafajshëm që përfunduan në hanxharë, me krenarinë e të qenit shqiptarë. - Kjo përkujtimore do të zhvillohet në qendër të fshatit Panarit, në datat 5-6 ose 12-13 korrik 2014 (përkatësisht ditën e shtunë e të djelë). Dy varjantet e datave mbeten të diskutueshme të miratohen edhe nga organet e pushtetit qëndror (Tiranë) e atij lokal (Vithkuq-Korçë), sipas kushteve e mundësive. Programi do të shtrihet në dy ditë dhe do të ketë përgjithësisht këtë përmbajtje: I - Dita e shtunë (5 ose 12 korrik). Mbrëmja dhe gjithë nata e së shtunës do të jetë kryesisht aktiviteti i rinisë që do të përfshijë: - Këngë e valle popullore, këngë patriotike e partizane që do përkujtojnë kontributin e patriotëve panaritas e vakëfllinj në të gjitha luftrat për liri e pavarësi kombëtare. - Panair libri dhe produktesh ushqimore vendase. - Lojra popullore. - Ekspozitë fotografike e pikture. - Shfaqje filmash dokumentarë. - DJ, me muzikë e rrymave të ndryshme. - Hedhje fishekzjaresh etj. Kjo ditë (mbrëmje) në Panarit do të jetë vazhdim i festës së përvitshme të Krahinës së Vakëfeve që zhvillohet në Shtyllë, çdo fund korriku. Vendimi për çvendosjen e kësaj feste në Panarit, për vitin 2014, u mor unanimisht në Shtyllë, në takimin e 28 korrikut 2013, me qëllim që të mos përsëritet dy herë. Me siguri që në të nuk do marrin pjesë vetëm të rinjtë, por dhe përfaqësues të moshave të tjera, që do vijnë një ditë para për të qenë të pranishëm të djelën, në përkujtimin e 100-vjetorit të Masakrës. Vendi ku do grumbullohen pjesmarrësit mund të jetë në oborrin e shkollës ose livadhin midis Meçollarëve e Hadollarëve (poshtë ish furrës së bukës). Shpenzimet materjale e financiare të kësaj nate do të nevoiten për: - Filmat dokumentarë. - DJ, qendër zëri dhe një orkestër popullore. - Fishekzjarrë. - Xhirime dhe foto. - Drutë e zjarrit, ujin e pishëm, kushtet higjeno sanitare, çadra për strehim e fjetje (ose baza nëpër familje) të të moshuarve dhe me probleme shëndetsore. - Dyqane ambulatore (ushqime e pije). - Zbukurimi dhe dekorimi i sheshit ku do të kalohet nata me flamuj, postera, pankarta etj. II- Dita e djelë (6 ose 13 korrik 2014). Aktivitetet e kësaj dite do të çelen në orën nëntë (paradite) e do të vazhdojnë, afërsisht, deri në 16.00 (katër mbasdite) - Vendi i takimit mendohet të jetë në oborrin, lulishtet dhe ambjentet e brendshme të shkollës 9-vjeçare Panarit. - Nga ora 9.00 deri në orën 10.00 (sa të grumbullohen të gjithë njerëzit), do të zhvillohen vizita në këndin muzeal dhe ekspozitën fotografike vendosur në një nga klasat ose koridoret e shkollës. Hyrja do jetë e lirë për këdo dhe në çdo kohë, gjatë gjithë ditës. - Në orën 10.00 fillon mitingu. - Me zënien vend të drejtuesve të aktivitetit, ekzekutohet Himni Kombëtar dhe mbahet një minutë heshtje në nderim të 455 martirëve panaritas. Fjalën e hapjes e mban Kryetari i Shoqatës Atdhetare Kulturore të Krahinës së Vakëfeve, zoti Lutfi Topçiu, i cili pasi thekson qëllimin e aktivitetit përkujtimor, njeh pjesmarrësit me programin e kësaj dite dhe i fton më pas ata në përurimin e memorialit kushtuar kësaj ngjarje tragjike, ndodhur 100 vjet më parë. - Vendosje kurorash e buqeta me lule para Obeliskut nga individë, familjarë, personalitete e përfaqësues të diasporës shqiptare, përfaqësues të pushtetit lokal në fshat e Komunë, Këshilli i Qarkut, Prefektura dhe Bashkia Korçë. Po aty, mund të marrin fjalën sponsorët dhe realizuesit e kësaj vepre, përfaqësues të familjeve martire nga Panariti, përfaqësues të pushteit vendor e atij qëndror. Vlera e memorialit apo obeliskut (si do të quhet) do përcaktohet nga projekti që do të bëjnë sëshpejti arkitekti, skluptori dhe zbatuesit që do marrin përsipër këtë vepër. Me këtë rast do të kryhet edhe meremetimi i dy lapidarëve ekzistues në Panarit. - Nga ora 11.00 deri më 12.00 do të zhvillohet simpoziumi shkencor kushtuar masakrës, ku do të referojnë historianë e studiues për temat e mëposhtme: - Referat: “Panariti në majat e kontributit historik për Korçën e Kombin shqiptar dhe hullitë e harresës nga shteti ynë 100-vjeçar” - Kumtesë: “Situata politike në Panarit e krahinë gjatë viteve nëntor 1912 - maj 1914” - Kumtesë: “Masakra greke në Panarit, 2-10 korrik 1914, akti më i turpshëm e çnjerëzor i kryer mbi një popullsi të pafajshme e të pambrojtur, vetëm e vetëm pse deklarohet shqiptare në trojet e veta”. - Kumtesë: “Masakra greke në Kolonjë, Përmet e Skrapar, pararendëse e tragjedisë panaritase, nën dritën e dokumentave” - Kumtesë: “Pasojat e masakrës dhe situata politike në vitet 1914-1920”. - Promovimi dhe shpërndarja e librit “Masakra greke e Panaritit, 2-10 korrik 1914”., i autorit Petrit Zeneli. - Fjala e rastit (Konkluzione e vlerësime) nga një përfaqësues i qeverisë shqiptare. - Dekorime (me tituj të ndryshëm) nga pushteti qëndror dhe ai lokal për personalitete, figura e grupe shoqërore panaritase e në krahinë (Është menduar që t’i propozohet Presidentit të Republikës për dekorimin e fshatit Panarit me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, i cili të dorëzohet me këtë rast). - Koncert me këngë popullore tradicionale trimërie (nga grupi i Panaritit) dhe Asambli folklorik, recitime nga aktorë e artistë të ndryshëm. - Dreka tradicionale për të ftuarit. - Mbyllja e aktivitetit. Shpenzimet materjale e financiare të kësaj dite do të nevoiten për: - Përgatitjen dhe shtypjen e ftesave, 100 copë. - Dhomën muzeale, ekspozita fotografike dhe e pikturës. - Përgatitja e referatit dhe kumtesave. - Botim i librit “Masakra greke e Panaritit, korrik 1914”. - Përgatitja e stimujve morale. - Memoriali kushtuar Masakrës, një vepër madhështore e dijitoze (projekti dhe realizimi i tij). - Dekorimi i shkollës dhe oborrit të saj me flamurë, pankarta, postera etj. - Grupi popullor i Panaritit dhe një Ansambël folklorik. - Qëndra e zërit - Xhirime e fotografi. - Çadra, stola e tavolina për pjesmarrësit dhe drekën e të ftuarve. - Dreka dhe transporti për të ftuarit. *** - Natyrisht që, kushti kryesor për realizimin me sukses të këtij aktiviteti kaq të rëndësishëm me karakter lokal e kombëtar, për një pjesmarrje sa më të gjerë, është sistemimi dhe shtrimi i rrugës me çakëll për futjen deri në Panarit të makinave të vogla. Gjatësia e rrugës Vithkuq-Panarit është rreth 20 km, në të cilën nuk bëhet fjalë për ndërtim urash, trase të re apo gërmime, por vetëm sistemim e riparim në zona të rrezikshme e të vështira. Për këtë duhet me çdo kusht angazhimi i qeverisë dhe i pushtetit lokal. - Për ndjekjen dhe realizimin e këtij programi, gjatë gjithë vitit, deri në kurorëzimin e tij, do të caktohet një grup pune i përbërë nga përfaqësues të ndryshëm të dikastereve, institucioneve, organizatave apo individëve që do angazhohen direkt. - Kontribues të mundëshëm për këtë aktivitet mendohen të jenë: - Qeveria shqiptare. - Këshilli i Qarkut Korçë. - Komuna Vithkuq. - Biznesmenë me origjinë nga Vakëfet e të huaj. - Diaspora shqiptare. - Fondacine të ndryshme. - Kontribute të anëtarëve të Shoqatës në Tiranë e rrethe. - Kontribute të vetë banorëve vendas panaritas. *** - Ky program do t’u shpërndahet, brenda muajit tetor 2013, të gjitha subjekteve të lartëpërmëndura, direkt (dorazi), nëpërmjet gazetës Tradita dhe rrjeteve të ndryshme sociale. Po ashtu, përmirësimet dhe ndryshimet që do i shtohen herëpashere do t’ju bëhen të ditura edhe ju, në çdo kohë. - Për çdo vërejtje, propozim e mendim tuajin, na shkruani pa rezerva, sa më shpejt, në adresën e email: p_zeneli@hotmail si dhe numrat e cel. 069 22 97 562; 068 64 03 857. Studio e gazetës “Tradita” do të shërbejë njëkohësisht si qendër informacioni, për cilindo që do të jetë i interesuar. - Për sensibilizimin e opinionit kombëtar, brenda e jashtë vendit, do të botohen herë pas here artikuj në gazetat më me emër në vend si dhe do të zhvillohen biseda me karakter historik në televizionet qëndrorë e ato lokale, rreth kësaj çështjeje. - Sugjerojmë që në datat e këtij aktiviteti, të cilat do të sqarohen sëshpejti (fundjavën e parë ose të dytë të korrikut 2014) të shmangen, sa është e mundur, dasma, pushime e shërbime të ndryshme, nga ata që dëshirojnë të marrin pjesë në të, Kryesia e Shoqatës së Vakëfeve, Tiranë.
Posted on: Sun, 10 Nov 2013 16:32:28 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015