Te nderuar , Duke kaluar ne perditeshmerin e zhurmshme , te - TopicsExpress



          

Te nderuar , Duke kaluar ne perditeshmerin e zhurmshme , te ngutshme dhe shume dinamike , shume prej nesh kemi harruar se qe ka te till qe ende mungojn nga lufta , ka familje qe cikli i dhimbjes per ta ende vazhdon dhe nuk eshte mbyllur, qe ende kerkojne nje varre me nje emer ku do te ulen e qajne .Kujtojme diten e te Zhdukurve me nje ceremoni rasti , jo aktivitet apo note proteste sepse ata qe i moren tani jane perballe nesh e bisedojne.E per ne pak do te duhej te kishte rendesi se kemi I Phone apo S4 Galaxy , me rendesi qe te ndegjojm lajme te mira, pak do te duhej te kete rendesi sa te pashem e te veshur i kemi femijet , me rendesi se kemi familje te lumtura , pak do te duhej te kishte rendesi se ku bajm pushime ,me rendesi eshte se jemi TE LIRE, pak rendesi ka se ku ulemi per kafe , rendesi ka se jemi te rrethuar me njerz te mire. E jeta vazhdoj tutje por jo duke harruar , por duke shijuar ate. Ne Prill te vitit 2000 isha e ftuar nga Kongresmeni Earl Pomery - North Dakota te deshmoja per qeshtjen e te zhdukurve dhe te burkosurve Gjakovar para International Relation Committee-US Congress ne seancen e cila synonte te fuqizonte rezuluten per lirim e grupit 145 djemve dhe burrave nga Gjakova . Kongresmeni Pomery qe deklaron hapur se eshte edhe Kongresmen i Gjakoves bashkendjehej me dhimbjen tone. Shume shpejt me pas djemt u kthyen ne shtepi. E sot shume prej tyre jane taksista, te papune ose diku ne bote duke kerkuar fatin e tyre . Miqte e mi , kjo eshte ironia e kohes qe ne jetojm. Gjakove , qyteti im , i perkulem dhimbjes tende te pashuar. gpo.gov/fdsys/pkg/CHRG-106hhrg68286/html/CHRG-106hhrg68286.htm
Posted on: Fri, 30 Aug 2013 23:12:29 +0000

Trending Topics




© 2015