Te nderuar, ne vazhdim po ju japim informatat e detajuara lidhur - TopicsExpress



          

Te nderuar, ne vazhdim po ju japim informatat e detajuara lidhur me fillimin e edicionit te sivjetme te Streetball Kosova qe ishte shtyre per shkak te shiut. Duke ju falënderuar për angazhimin dhe korrektesin ne percjelljen e aktiviteve tona, Shoqata e Streetballit të Kosovës ju falenderon per mbështetjen e dhënë dhe shpreson ne vazhdimin e bashkëpunimit te mire, me te gjitha mediat, në mënyrë që kjo traditë tashmë 13 vjeçare të organizohet në mënyrën më të bukur të mundur dhe të kaloi në atmosferë fantastike streetbollistike, ashtu si jemi mësuar ta shohim përherë. Me respekt Agon Fehmiu- SHSBK “Streetball Kosova®” Kryetar 044 158 367 Mbt: Dardania Streetball Kosova 2013 T: Shiu i lë vendin diellit dhe kënaqësive maksimale të streetballit kosovar Nt: Shoqata e Streetballit të Kosovës e cila është pranuar zyrtarisht nga FIBA 3x3 (FIBA Endorsed), duke filluar nga 9 Qershori, për një muaj rresht do të organizojë Kampionatin e Republikës së Kosovës në basket “3 kundër 3” duke i vizituar 7 qytetet kryesore të vendit tonë dhe në fund me 6 Korrik do ta mbajë Superfinalen në Pejë. Më në fund po fillon. Muzika, dielli dhe kënaqësit e streetballit do ta zëvendësojnë shiun dhe motin e lig i cili krijoi një atmosferë të zymtë në vendin tonë. Nga e diela 9 Qershor, nga qendra e Pejës, do të niset karvani i “Streetball Kosova ®”, sivjet i quajtur zyrtarisht Dardania Streetball Kosova 2013 dhe do ta përshkojë tërë vendin tonë duke e përhap shpirtin e basketbollit 3 kundër 3, fair play-it dhe shoqërimit të njerëzve të gjitha moshave dhe gjinive me muzikë, diell dhe sportin magjik: basketin. Sivjet, për herë të parë, Strreetball Kosova do ta vizitojë vendin tonë e pranuar zyrtarisht nga FIBA. “Ndoshta për dikë numri 13 është i pafat por për ne është e kundërta sepse në rrugëtimin e vet të 13-të tradicional, i cili në fakt është Kampionati i 8-të Shtetëror i Republikës së Kosovës në këtë lojë magjike të basketbollit, Streetball Kosova po niset si e pranuar në familjen evropiane dhe botërore të basketbollit, FIBA-s” ka thënë Agon Fehmiu, Kryetari Shoqatës së Streetballit të Kosovës ndërsa sekretari gjeneral i kësaj shoqate dhe anëtari i Bordit të FBK-së, Agim Musliu ka shtuar se “Pas shtyrjes një javore të fillimit të garave, për shkak të motit të lig dhe reshjeve të vazhdueshme të shiut, të dielën më 9 Qershor, në qendër të Pejës, do të fillojë edicioni i sivjetmë i kampionatit të Kosovës në Streetball: Dardania Streetball Kosova 2013 që me vete sjell edhe shumë risi organizative të cilat e kanë freskuar dhe do ta bëjnë edhe më atraktiv streetballin kosovar.” Më tej, Fehmiu ka potencuar se synim i vazhdueshëm i Streetball Kosovës është që sikurse pjesëmarrësve direkt, lojtarëve dhe lojtareve, ashtu edhe shikuesve t’ju përgatisin kënaqësi të veçanta dhe atraksione, me të cilat njëherësh edhe shënohet fillimi i stinës së verës në vendin tonë “ Ne jemi bë si lulebora e cila e paralajmëron pranverën. Kur po e shohin njerëzit reklamën dhe promovimin e Dardania Streetball Kosovës, po e din se erdh vera... muzika, dielli dhe natyrisht basketi 3 kundër 3” Si thamë më herët, fillimi i edicionit të sivjetmë është shtyrë për shkak të motit të lig dhe reshjeve të vazhdueshme mirëpo, siç e bëri të ditur sekretari gjeneral Musliu, pas konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës dhe bazuar në parashikimet e motit të ueb faqeve zyrtare, të dielën në Pejë do të jetë mot ideal për fillimin e aktiviteteve të sivjetme që do të na sjellin shumë, shumë risi. Kryetari i Shoqatës së Streetballit të Kosovës, Agon Fehmiu, shpalosi detajet teknike dhe risitë e edicionit të sivjetmë i cili do të startojë të dielën me 9 qershor në Pejë. Regjistrimi Ndër risitë kryesore dhe shumë të rëndësishme është ndryshimi i procedurës së regjistrimit. Me rastin e regjistrimit, lojtarët duhet ta marrin me vete letërnjoftimin për të dëshmuar identitetin e tyre dhe për të shënuar numrin personal në fletushkat për regjistrim. Fanellat Për dallim nga vitet e kaluara, sivjet lojtarëve do t’ju dhurohen nga dy fanella, të cilat sivjet do të jenë të shënuara me numra nga 1 deri në 4, në përputhje me numrin e regjistrimit në fletushkë. Kategoritë Ndeshjet do të zhvillohen në vetëm një kategori pa dallim moshe dhe gjinie, kurse rregulla e vjetër se të drejtë loje ka vetëm një lojtarë aktiv, mbetet në fuqi. Po ashtu mbetet në fuqi edhe rregula e cila motivon pjesëmarrjen e vajzave në streetball, me ç’rast shënimi i streetbollisteve vlen dyfish nga ai i stritbollistëve. Kufizimi i kohës së sulmit Risi tjetër është limitimi i kohës së sulmit i cili do të zgjas 12 sekonda dhe koha e lojës do të ndalet tek gjuajtjet e lira dhe atëherë kur topi del jashtë loje. Ky ndryshim do ta bëjë lojën shumë më dinamike do të shmang zhagitjen e lojës , ndërsa koha e një ndeshjeje, tahs e tutje do të jetë 10 minuta. Time Out E re në edicionin e sivjetmë është edhe rregulla se skuadrat do të kenë të drejtë të kërkojnë një time out prej 30 sekondave Bonusi Bonusi i gabimeve personale po ashtu ka ndryshuar, nga 4 në 7, mirëpo për dallim nga vitet e kaluara sivjet secili lojtarë do të ngarkohet edhe me gabime personale dhe ai i cili i shkakton 4 GP do të largohet nga loja. Sistemi i garave Megjithatë, sipas Agon Fehmiut, ndryshimi më i rëndësishëm është ndryshimi i sistemit të garave. Nga sivjet, në fazën e parë të garave do të zhvillohen ndeshjet në grupe me nga katër skuadra, ku secilës skuadër i garantohet të zhvillojë minimum 3 ndeshje. Më tej, nga faza e dytë e deri në finale, garat do të zhvillohen sipas sistemit të eliminimit. Kampionët e garave kualifikuese nëpër 7 qytetet kryesore të vendit tonë, do të kualifikohen direkt në Superfinale, kurse skuadra e tetë do të përcaktohet në bazë të suksesit të fitoreve dhe humbjeve (pikëve të tubuara) të arritura në turnet e qyteteve. Pra, si thonë: pas shiut vjen dielli dhe me të edhe Dardania Streetball Kosova 2013 e cila sivjet do ta ketë këtë orar të garave: E diel, 9 Qershor, në Pejë – turneu kualifikues E shtunë, 15 Qershor, në Prizren – turneu kualifikues E diel, 16 Qershor, në Gjakovë – turneu kualifikues E premte, 21 Qershor, në Gjilan – turneu kualifikues E shtunë, 22 Qershor, në Ferizaj – turneu kualifikues E diel, 23 Qershor, në Mitrovicë – turneu kualifikues E shtunë, 29 Qershor, në Prishtinë – turneu kualifikues E diel, 30 Qershor, do të jetë ditë rezervë për ndonjë shtyrje eventuale të turneve kualifikuese E shtunë, 6 Korrik, në Pejë – Finalet e Dardania Streetball Kosova 2013 Superfinalja – sivjet shpërblehet edhe nënkampioni Pra, pas zhvillimit të 7 turneve kualifikuese dhe përcaktimit të 8 skuadrave superfinaliste, me 6 Korrik 2013, në qendër të Pejës, 7 kampionët e qyteteve dhe nënkampioni më i suksesshëm nga garat në këto shtat qendra, do ta përmbyllin edicionin e Dardania Streetball Kosova 2013 ku kampioni i sivjetmë i Kosovës në Streetball do të shpërblehet me çmimin e parë prej 1000 euro, apo si thotë organizatori “1000 copave të buta”. Por, për dallim nga vitet e kaluara kur vendi i dytë mbeste i zhgënjyer, sivjet edhe vendi i dytë do të shpërblehet dhe atë me hiç më pak se 500 euro. Regjistrimet Sa i përket mënyrës së regjistrimeve për pjesëmarrje në kampionatin e sivjetmë, ajo është e njëjta sikurse vitin e kaluar: pjesëmarrësit do të mund të regjistrohen një orë para fillimit të garave, përkatësisht hedhjes së shortit, në qendrat ku do të zhvillohen garat. Pra, po fillon edhe një edicion i streetballit kosovar, sportit i cili bën promovimin e basketbollit gjatë verës kur aktivitetet kampionale pushojnë. Për një muaj rresht, popullata e Kosovës, pavarësisht nga mosha dhe gjinia, do të shoqërohet dhe argëtohet me garat e organizuara nga “Streetball Kosova ®” Shoqata e Streetballit të Kosovës e cila ka arritur që gjatë 12 vitet e kaluara, këtë aktivitet ta shndërrojë në ngjarjen kryesore sportive, me të cilin shënohet fillimi i verës. Për më tepër, është ky edicioni i parë që streetballi kosovar luhet i ndërkombëtarizuar dhe i pranuar nga FIBA (3x3planet/Events/) në kuadër të familjes e cila i numëron mbi 280 milion lojtarë të regjistruar në mbarë botën dhe mëton që në Olimpiadën verore 2016 ose më së largu 2020, të bëhet sport olimpik. Krejt në fund, sekretari i Streetball Kosova, Agim Musliu, edhe një herë potencoi se Streetballi Kosovar i cili nga viti në vit ka fituar në kualitet dhe masivitet, dhe tashmë është shndërruar në ngjarjen kryesore sportive-kulturore-zbavitëse e cila e shënon hapjen e verës në vendin tonë duke tubuar me qindra skuadra dhe dhjeta mija shikues, sivjet e ka përkrahjen e madhe të njerëzve të vullnetit të mirë, sponsorëve dhe donatorëve që kujdesen për të mbështetur aktivitete të shëndosha për rininë tonë. Sponsor Gjeneral sivjet është Kompania e Sigurimeve Dardania Sponsor Medial janë RTV 21 dhe gazeta Zëri Sponsor Institucional : MKRS, Ambasada Norvegjeze, Asociacioni i Komunave të Kosovës, Komuna e Prishtinës, Federata e Basketbollit e Kosovës dhe Shoqata e Streetballit e Kosovës Sponsor të Artë janë: Raiffeisen Bank dhe FËN- Fashion Ëorld Industries Sponsorë tjerë: Megasporti, Prografi, Forma, Hoteli Victory, Kompania e sigurimit fizik – SEES dhe Papilloni Duke ju falënderuar përkrahjes së sponsorëve, përkrahje kjo e cila nuk është vetëm financiare , sivjet për herë të 13-të , Shoqata e Streetballit të Kosovës do të përgatis : muzikë, diell dhe kënaqësi Streetballi, në tërë Kosovën dhe kështu pas përfundimit të garave të kampionatit të Kosovës në basketboll, fatmirësisht aktivitetet e basketbollit në vendin tonë nuk pushojnë, përkundrazi ato shtohen gjatë muajve të verës, me qëllim që rinia të vazhdojë edhe më aktivisht të merret me këtë sport të bukur kolektiv. Si çdo verë ashtu edhe këtë herë, për herë të 13 tradicionale Shoqata e Streetball-it të Kosovës do të organizojë këtë aktivitet dhe garat në këtë degë të basketbollit, në tërë territorin e Kosovës, me çka ndikon pozitivisht në promovimin e basketbollit dhe përmes inkurajimit të rinisë, pa dallim moshe dhe gjinie që t’i bashkohet këtij aktiviteti të shëndosh sportiv, në mënyrë direkte apo indirekte, Streetball Kosova ndikon në largimin e të rinjve nga rruga dhe të këqijat që i sjell ajo. FIBA 3x3 (FIBA Endorsed) (shih veb faqen zyrtare 3x3planet/tournaments/search?keywords=streetball+kosova+2013&location= )
Posted on: Thu, 06 Jun 2013 22:10:07 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015