Te nderuar vllezer dhe Motra ne Islam Koha qe ne jetojm eshte koha - TopicsExpress



          

Te nderuar vllezer dhe Motra ne Islam Koha qe ne jetojm eshte koha prej kohave te veshtira kur sot i ndegjoj disa Hoxholla me titull Dr. apo Mr. ligjerojn dhe hiq nuk e kan dert se qka po ligjerojn dhe flasin dhe bojn Kufer Pa besim nuk i kuptoj fare. inshallah dot ti parqes nje argumen nga Dijetari i madh hanefi iquajter me emrin Numan iben Thabit Ebu Hanife Allahu e Meshiroft. Imam Ebu Hanife në „Fikhul Ebsat“ thotë: „Kush thotë se nuk e di a është Zoti im në qiell a në tokë bëhet kafir. Njësoj vlen edhe për atë që thotë se Allahu është në Arsh“. Imam Ebu Lejth Samarkandi dhe Allame Bejadiu shpjegojnë se Imam Ebu Hanifja e quan këtë kufër për shkak se ky person i bën Allahut vend, kurse Allahu është i lartësuar nga qëndrimi në ndonjë vend. Këtë qëndrim të Imam Ebu Hanifes në „Fikhul Ebset“ e vërteton edhe Imam Tahaviu në librin e njohur të tij „Shpjegim i besimit të Ehli Sunnetit dhe xhematit sipas medhhebit të fukahave të miletit Ebu Hanifes, Ebu Jusufit dhe Muhamedit“, i njohur edhe si „Akide Tahavije“, ku thotë: „Kush nuk kujdeset të mohojë e të ruhet nga përngjasimi i Allahut me krijesat (teshbib) gabon dhe nuk e gjen rrugën e njohjes së Qenies së Allahut të paprekshëm nga vetitë e krijesave (tenzih). Zoti ynë është i cilësuar me vetitë e njëshmërisë (vahdanije), i përshkruar me veti të tekshmërisë (ferdanije). Asgjë nuk është në ngjashmëri me Të nga sendet e kësaj bote. Ai është i lartësuar nga kufijtë dhe skajet, nga pjesët, organet dhe mjetet (gjymtyrët). Atë nuk e nxënë gjashtë anët si i nxënë krijesat“.Imam Tahaviu: Akidetu Tahavije; Allame Abdulgani Mejdani: Sherhu Akideti Tahavije, fq 75, 77.
Posted on: Sun, 21 Jul 2013 00:05:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015