Te shkruarit e nje libri eshte vetem hapi i pare e relizimit te - TopicsExpress



          

Te shkruarit e nje libri eshte vetem hapi i pare e relizimit te asaj cfare autori ka dashur te realizoje nepermjet tij. Te dasher miq e mikesha, kam shkruar e postuar shume keto kohe per librin e mbase jam bere disi e besdishme per ndonje por, jam e bindur qe, jo per ata te cilleve u nevojitet ky liber, ndaj serish une po shkruaj vetem per ata te cilet jane te interesuar per te. Tani qe libri doli nga shtypi, i cili per aresye subjektive dhe objektive vonoi ca me shume se ishte parashikuar, jam disi me e cliruar nga nje lloj ankthi qe me kish mberthyer. Nderkohe, kerkoj ndjese qe planin e bere per te ardhur nga fundi i Nentorit per promovimin e tij, pikerisht per kete fakt, nuk arrij ta realizoj. Gjithesesi, heret a vone, do te kete nje ardhje e natyrisht edhe nje takim. Dua te skjaroj qe takimi apo promovimi, kurdo qe do te realizohet do te jete nje takim i thjeshte, mes njerezish te theshte, ne ambiente ku te mundemi e sit e mundemi, pa salltanete e tribuna mbushur me academic te fushave te ndryshme e me te tjera ndere qe zakonisht organizohen ne raste promovimesh. Do te jete nje takim mes njerezish disi te panjohur apo pak te njohur nga ju, te harruar apo te abondanuar nga ATA te cilet, jo vetem duhet ti identifikojne por, edhe ti kene ne perparesi per ti ndihmuar. Do te jete me ATA te cilet, shpresoj qe ky liber tu vije ne ndihme sado pak, duke u sherbyer si nje caj qetesues gjate punes me femijet e tyre. Takimi, kurdo qe te behet, do te kete formen e nje bashkebisedimi te gjere, ku perparesi do kene diskutimi I ndonje paqartesie qe mund te jete hasur gjate leximit te librit, pyetje e sygjerime rreth aplikimit te strategjive qe une kam sjell ne kete liber; do te diskutojme rreth problemeve dhe veshtiresive aktuale; rreth nevojave immediate dhe ndonje mundesie per ndihme duke shpresuar qe do te kemi edhe shkembime pervojash nga nena apo terapiste qe punojne direkt me femije me Autism. E deshiroj qe te jete nje auditor i gjere ku vec prinderve te femijeve me Autism, te kete specialiste apo terapiste qe punojne direkt me keta femije, sociologe e psikologe, mjeke pediater dhe neuro psikiater, mundesisht edhe njerez te digastereve perkatese qe merren ose qe e kane ne juridiksionin e tyre kete kategori njerezish, me qellim sensibilizimi per ta bere Autismin nje problem te te gjitheve; per ti ndergjegjesuar e per t’I bere njerezit mbare me te ndjeshem ndaj ketij crregullimi qe sa vjen e pershkallezohet me shume, ndaj kesaj fatkeqesie qe sot e kane per fat disa por qe neser fatit nuk e dihet se ke perzgjedh e se ku troket. Per te gjithe Ju qe leximin e librit e keni me shume se nje kuriozitet apo per njohuri te pergjithshme, Koha kushtuar leximit te tij eshte e rendesishme dhe do te doja (u drejtohem gjithnje atyre qe e kane te nevojshem kete liber packa se libri eshte per te gjithe) qe te mbani shenime per gjithcka qe ju duket e paqarte apo keni nevoje per shpjegime apo zberthime te metejshme, per sygjerime e propozime, duke filluar qe nga evidentimi dhe percaktimi i karakteristikave te femijeve me Autism, (fushave ku femija cfaq deficitet); evaluimi i nivelit apo shkalles te prekjes se femijes nga autizmi, I fushave te demtuara; percaktimi i nevojave qe ka, e deri te gjetja dhe percaktimi i strategjive per te ndihmuar femijen me Autism me synimin qe te shkeputet, (te dale) nga erresira e botes se tij ku eshte mbyllur e te behet pjese e botes sone, e botes se moshatareve te tij..! Sic jeni ne dijeni librin tashme e gjnei ne librarite perkatese; Adrion & Albania, Tirane si edhe te qendra kompiuterike e mbeses time znj.Meri. Ne te njejten kohe shpresoj qe ky liber, te shkoje ne te gjitha qytetet e medha te vendit dhe jo vetem brenda Shqiperise tone te dashur por, edhe ne trevat e Kosoves dhe Maqedonise, me shpresen qe, miq e mikesha ketu ne face-book do te kontribuojne per te qene koordinatore te mire te percimit te fjales dhe te librit ne keto vende. Deshira ime eshte qe, ne qytetet e medha si; Tirane, Elbasan, Vlore, Shkoder, Durres, Prizren dhe Prishtine )brenda kohes time dhe mundesive te atjeshme) ne auditoret e universiteteve ku studiojne studente te fushes speciale e jo speciale, te psikologjise dhe sociologjise apo edhe te fushes se infermierise te cilet cuditerisht, ( ndryshe nga e gjithe bota) me sa kam degjuar, ne programin e tyre kane edhe pjese qe i takon kesaj fushe , te mund te organizonim seminare me temen Autismi flet me gjuhen e autisteve. Shume deshira dhe plane, te cilat kerkojne kohe e perkushtime te tjera, e qe nuk jane dhe aq te lehta te realizohen por, kur egziston deshira, perkushtimi dhe mirekuptimi ne mes paleve, veshtiresite kapercehen dhe deshirat behen realitet. Le te shpresojme keshtu..!
Posted on: Mon, 02 Dec 2013 11:59:23 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015