Tekst i vjeter, po shume aktual edhe sot ... Diku ne Kosove: 27 - TopicsExpress



          

Tekst i vjeter, po shume aktual edhe sot ... Diku ne Kosove: 27 Nentor 2008 Erdha, edhe kesaj radhe erdha miku im. Keto vite kam qendruar shpeshe ketu para jush kokeulur. Me heshtje varri. Kokeulur kam qare vetmevete veten time. Si nuk isha une ne vendin tuaj. Sa here jam lutur per kete. E di miku im se ketu nuk qahet por aq poshte kam rene sa vetem me te qare arsytoj veten nese munde te arsyetohem. Por, kesaj radhe nuk do hesht, as nuk do qaj. Kesaj radhe do shfryhem. Do them te gjitha te pathenat qe duhej thene kahere, se ketu eshte i vetmi vende i denjet ku shqipet duhet te rrefehen. Se paku keshtu e konsideroj une……………..’’…parasyshe me qendron pamja kur ne ate plagosjen tende per vdekje dhe plagosjen time te lehte gjakerat tone u bashkuan me gjakun dhe amanetin e te reneve te tjere per liri nder shekuj. E kujtoj edhe amanetin, akoma e kujtoj …….. ‘’ Une kisha mbajtur amanetin ne nje fare menyre. Cdo vite ketu para jush ne vende qe te rrefehesha kisha heshtur. Kam heshtur o miku im se mendoja se mjegulla do qartesohej dhe se paku do ju jepja ne lajme te mire. Por mjegulla jo qe u qartesua por ajo vazhdoi dhe vazhdon te behet edhe me e dendur me verberin e saj qorre. Tani e shoh se sa kam gabuar sepse amaneti ishte qe tu tregohej shokeve per te arriturat. E di se jam turperuar dhe ky nuk eshte turperimi im i pare, por ky turperim vazhdon qe nente vite. Erdha sot me 27 Nentor. Mos u befaso. Nuk kam ngaterruar datat. E di, e di se neser eshte i famshmi 28 Nentor, aty ku lidhen majet e idealeve tona te perbashketa. Ama, neser ketu do vijne ne mengjese familjaret tuaj dhe nuk dua qe ata ne mua te shohin turpin e turpit. Perdhosjen e idealeve. Nuk dua te prishe shkelqimin rrezatues te zogjeve te mbetur jetime dhe nenave e te vejave qe ushqejne dhe rrisin zogjet me buke e krenari.Vetem buke e krenari. Ky eshte i vetmi shkelqim qe na ka mbetur dhe nuk dua te jeme pjesmarres i erresimit te keti shkelqimi. Madje, neser do jete shume zhurme ketu, miku im. Shume zhurme. Do vijne ATA, me veturat e tyre te zeza, me sirena shurdhuese dhe percjellje zagaresh me goje hapur per te lepire ndonje kocke te mbetur. E di miku im, e di se pamundesia dhe heshtja e varrit tuaj qe tu therret nga matan rruges ATYRE: o mizerje …..o t’kurres te idealeve……o pakurrizor………ju urrej, ju urrej ne pafundesi. Jeni per tu urryer…………. Pamundesia juaj dhe pafuqia ime per ta thene kete i ve majat e turperimit tim. Andaj erdha sot te rrefehem…………….! Miku im, liria nuk erdhi ashtu si i kendonim maleve. Nuk ishte liri e idealeve. Madje ajo zgjati shume pak. E shijova me nje ulje te pazakonte ne mesin e rruges dhe nje thithje te shpejte te nje cigareje. Akoma pa e ndier mire ate shije, zhurma shurdhuese e mjeteve luftarake me flamuj shumengjyresh me prishi rehatin. Nuk dija ne ishte zevendesim roberimi apo mjegull lirie. Une e mora te paren e shoket me thane se une po vuaj pasojat e luftes……..Madje ata na perzune o miku im. Na mbledhen armet amanet dhe aty filloi percudja e atyre qe na prinin. Mjegull e dendur kaploi vendin e percudja nuk kishte te ndalur miku im. Filloi ajo qe me se paku e kishte enderruar dikush. Doli ne pah bajraktarizimi dhe liderizmi i rrejshem. Ndarja e deshmoreve ne te mir dhe ne te ……..S’mund ta them miku im. S’mundem ta them ate fjale. Madje ne varreza deshmoresh zune vend edhe ata qe me se paku e meritonin, edhe nje qe e kishte zene lisi ne male duke vjedhur dru. Ua sa invalidet u bene o miku im. Invalide per dhembje barku qe s’kishin pare fronte me sy. Pa le ma sa ushtari me tesha fringo te blera ne Shqiperi gjate kthimit te tij nga gurbati. U bene edhe mbledhi me ndarje dekoratash e gradash. Disa u bene kalavesh nga gradat. Ne kete erresim mjegulle munde te takoje gjeneral pllazhin, gjeneral dezerterin, gjeneral munafikun. Te kujtohet miku im aj musteqoshi qe vazhdimisht pinte raki e meze me paramilitaret serb. Ehe, mu ai mori graden major per kontributin e dhene nga prapavija. O miku im fatkeqesia ishte se edhe u vrame mes vete. E di o miku im, e di qe sdo besosh. Nuk i besohet nje te turperuari si une. Ama, miku im akoma nuk kam luajtur nga mendja edhe pse veshtire qe mendja t’i rezistoje tere keti turperimi. As pasoj lufte nuk jane keto fjale. As frustrim. Jane te verteta miku im. Te verteta. O miku im te mos besosh cfare kemi pare e ndegjuar. Me mire qe je vrare dhe lavdia eshte varrosur me ty. Te gjithe shpiunat nderruan kostumet miku im. Vardiseshin poshte e perpjete rrugeve me ATA. Me ATA qe dikur na prinin neve. Hanin, pinin e jargiteshin kafeneve nen ndikimin e kengeve patriotike, rakisë dhe valleve te te miturave me belin e holle. U erresuan nga pushteti miku im. Vodhen miku im c’kishte per te vjedhur. Vodhen ardhmerine e ketij vendi miku im. ATA lundrojne te erresuar mbi pasuri. E ne hahahahahahahahaahah cmenduri. E di miku im se sa marre pension une per kater plumbat ne gjoks. Hahhaahahahahahahahah afrer 50 €. E di o burre e di se nuk e beme per para ama kur e krahasoj se ai serbi qe luftonte kunder nesh dhe masakronte popullaten ne kuader te skemes sociale po nga shteti yne tani merr 63 €. ATA na thonin se jemi ne rruge te mire. Se keshtu duhet. Duhet ruajtur multietniciteti. Duhet mbrojtur serbet per ideale. Madje o miku im keshtu vepronin duke thene se ne po mbrojme gjakun e deshmoreve………….. Shoket. Eh shoket. Disa jane erresuar si ata. Me pushtet jane erresuar. Jane bere zevendes ministra, zevendes drejtor. Disa jane ne burgje miku im per te paberat e tyre. Disa u vrane ne lufterat qe ndoshen perreth. Disa vrane veten miku im per te mos pranuar turpin. E ne te turperuarit jemi strukur ne biruca minjesh dhe qajme. Jo qe qajme se ske cfare qane me. Vajtojme veten per turpin qe na ka kapluar………………………………………... Miku im kete vite. Po po kete vite ATA kane shpallur pavaresin ne nje pjese te teritorit. Po po ne nje pjese te teritorit sepse kemi akoma hapesire ku sguxojme te shkele kembe shqiptari. Thuhet se atje nuk shkojme per te miren e Kosoves. Ama miku im ne atje nuk shkojme vetem per nje arsye. Thjeshte nuk guxojme o miku im. Kemi bere edhe kushtetuten ne te cilen ne jemi qytetar te rendit te dyte. Kemi nderru edhe flamurin oooooooooooooooooooooooooooo miku im. ATA e bene edhe kete per Kosoven…………………………………………………mjegulla vazhdon te erresohet o miku im. Madje mbreme ishte erresuar aq shume sa edhe ujqerit ndegjoheshin duke uleritur. Ulerinin shume miku im. Madje ju shiheshin edhe dhembet miku im. Per here te pare mbreme ndjeva frike. Ndjeva frike se ujku do mjegull dhe mjegulla po dendesohet. Ika miku im. Ika. neser ketu do jene ATA. Me zhurma shurdhuese dhe percjellje zagaresh. Do krekosen me mburrje per mbrojtjen e gjakut te derdhur. Ama, miku im neser nuk eshte Festa e FLAMURIT. ATA do jene per konsum ketu. Nese nuk me besoni pyetini. Ika miku im me gjithe turpin qe mbaje me vete, me zilin per lavdine tuaj……………………!!!!!. Nga nje miku im, invalid lufte, i cili rri ne nje banes me qera (B.G)...
Posted on: Sun, 04 Aug 2013 21:46:37 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015