Tema: A mundet qe nje musliman te besoje si kristian, dhe si - TopicsExpress



          

Tema: A mundet qe nje musliman te besoje si kristian, dhe si deshmitare i jehovait ?!!!! Në këtë temë, qëllimi kryesor është që të sqarojmë njerëzit që mendojnë se Bibla është akoma fjalë e Perëndisë duke thënë që kështu shkran edhe Kurani i fesë Islame ku: “Teurati, Zeburi dhe Inxhili janë të vërtetë ku mendojnë se Teurati, Zeburi dhe Inxhili janë Bibla e sotme.(!!!) Dëshmitarët e Jehovait kanë botuar në shqip një libër me titull “Koha për nënshtnmin e vërtetë ndaj Perëndisë. ” ku në shkrimet që janë shkruar në këtë libër trajtohet tema: “Është Bibla akoma fjalë e Perëndisë? Gjithashtu në faqen 32 të librit të Dëshmitarëve të Jehovait në vargun 4 shkruhet: “Kështu që kush i beson Kuranit duhet të jetë i bindur se Bibla nuk është shtrembëruar se edhe sot ajo është fjala e Perëndisë. ” Ndërsa duke ju referuar plotësisht Kuranit edhe Biblës do tju thoja krejt të kundërtën e këtij vargu të mistershëm se Bibla ka qënë e shtrembëruar qysh me shpalljen e Kuranit dhe vazhdon të shtrembërohet edhe sot e kësaj dite. Le të fillojmë referimet nga Kurani për ndryshimet që janë bërë që në kohëra në Bibël: “Një palë nga jehuditë është që ndryshojnë fjalët (e Zotit) nga vendet e veta, e (kur i thërret ti) ata thonë: Dëgjuam (fjalën tënde) dhe kundërshtuam (thirrjen tënde)...” (En-Nisa: 46). Pra, nga ky ajet kuptojmë që një pjesë e ithtarëve të librit i kanë ndryshuar fjalët e Zotit nëpër librat e tyre që në kohën e ardhjes së Profetit Muhamed (paqja e Zotit dhe mëshira e Tij qofshin mbi të!). “O ithtarë të librit, përse duke qënë se dini të vërtetën e ngatërroni me gënjeshtrën dhe fshihni realitetin?”(Ali-Imran: 71). Pra u është drejtuar ithtarëve të librit (Jehudive dhe të Krishterëve) se njohin dhe fshehin realitetin ashtu si dhe sot. Nuk bëhet fjalë për ata ithtarë të librit që ndiqnin të vërtetën, se ata (Jehuditë dhe Kristianët) i besuan shpalljes së fesë Islame nga Allahu Krijuesi i gjithesise dhe ndoqën fenë Islame. Në Kuran thuhet gjithashtu, “E, kush kërkon fe tjetër përveç fesë Islame, atij kurrsesi nuk i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpëruarit.” (Ali-Imran: 85). Pra, duket qartë se kush i beson Kuranit nuk mund të besojë si Dëshmitarë i Jehovait apo sekteve të tjera që kanë si bazë Biblën si libër të shenjtë e përveç kësaj Kurani u tërheq vërejtjen atyre që besuan shpalljen e fesë Islame që të mos shkojnë pas atyre që kanë patur Iibrin d.m.th Jehudive (çifutëve) dhe të Krishterëve. “O ju që besuat, në qoflë se i bindeni një grupi të atyre që u është dhënë libri, ata, pas besimit tuaj, do tju kthejnë në mosbesimtarë.” (Ali-Imran: 100) Kështu që kush beson dhe studion Kuranin e ka shumë të qartë, se e vetmja fe e pranuar nga Zoti është feja Islame. Pra, çdo fe tjetër pas Islamit, është e pa pranuar nga Zoti. Pra, Kurani që autorët e librit në fjalë e përshembëllojnë në thëniet e tyre për të përligjur gabimin e tyre, thotë: “E, kush kërkon fe tjetër përveç fesë Islame, atij kurrsesi nuk i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpëruarit.”(Ali-Imran:100) Në kohët e sotme ka një pjesë besimtarësh muslimanë (të ashtëquajtur) që nga mungesa e dijes për fenë Islame shkojnë pas këtyre mashtruesve si Dëshmitarë të Jehovait apo të çdokujt tjetër. Për këta lloj njerëzish që i hutojnë njerëzit me lojra fjalësh duke i lexuar ndonjë ajet tek tuk të shkëputur nga kuptimet e vërteta i mashtrojnë e i fusin në rrugët e tyre dlie këta njerëz janë siç thotë edhe Kurani: “ Ai(Allahu) është që ta zbriti Librin ty e në të ka argumente të qarta dhe ato janë bazë e Librit, e ka të tjera që nuk janë krejtësisht të qarta. E ata që në zemrat e tyre kanë anim kah e shtrembura, ata gjurmojnë atë që nuk është krejt e qartë për të shkaktuar huti, e kinse kërkojnë komentin e tyre.”(Ali-Imranë:7) Pra kategoria e personave që bëhet fjalë në këtë ajet përfshin edhe “këta dëshmitarë” të Jehovait si dhe të gjitha grupacioneve të tjera që kanë si libër të shenjtë Biblat e sotme. A janë të tillë vërtetë këta “predikues ”, që anojnë nga e shtrembura apo jo?! Për këtë, shihni dialogun që zhvillova me Paulon. Mbiemrin për arsye të autoritetit nuk po e shkruaj. Dialogu u zhvillua në qytetin e Fierit te salla e “Mbretërisë së Dëshmitarëve të Jehovait” në dt. 06 Prill 2000 në orën 18.00 Dialogu u zhvillua mbi një temë të shkruajtur nga Dëshmitarët e Jehovait mbi librin “Koha për nënshtrimin e vërtetë ndaj Perëndisë” dhe tema titullohej “A është Bibla kontradiktore? ”. Kjo temë në faqen 34 vargu i parë shkruan “Disa kritikë të Biblës pohojnë se ajo është kontradiktore. A është e vërtetë? Jo. Kur i pyet këta kritikë se cilët pjesë të Biblës janë kontradiktore zakonisht nuk dinë të përmëndin asnjë shembull të veçantë. Dhe në qoftë se përmendin shembuj, përdorin për të zbuluar rastet në të cilat shkrimtarë të ndryshëm të Biblës tregojnë të njëjtën ngjarje nga këndvështrime të ndryshme. ” Ndërsa unë nga biseda e bërë me predikuesin e Dëshmitarëve të Jehovait pra, me Paulon që tani aktualisht punon në Fier si predikues, vazhdoi kështu: E flllova dialogun me një thënie Biblike nga letra e parë e Apostullit Gjon në faqe: 279, kap: 2, vargu: 21 “Asnjë gënjeshtër nuk del nga e vërteta.” Pra, nëse ekziston ndonjë rast i tillë që të gënjejë në Bibël a mund ta konsiderojmë Biblën si të vërtetë, si libër të shenjtë dhe a duhet të vazhdojmë ti besojmë asaj çka predikom? -Paulo tha: Bibla nuk ka asnjë varg që gënjen sepse e gjithë Bibla është e shkruar nga njerëz të frymëzuar nga Perëndia. E nëse ka mund të jetë një ngjarje e parë nga këndvështrime të ndryshme por, mbetet e njëjta ngjaije reale. -Nuk do të diskutoj për këtë ngjaije nga vargjet Biblike - i thashë unë - por për të njëjtën ngjarje që është parë në këndvështrime të ndryshme e çdo njeri flet sipas mendjes njerëzore e jo sipas realitetit të frymëzuar nga Perëndia p.sh. siç jemi ulur në karrike, kemi një tavolinë përpara që e shohim nga dy këndvështrime të ndryshme, unë e shoh nga pozicioni që jam ulur dhe ju e shihni po këtë tavolinë nga një pozicion tjetër d.m.th. nga karrikja ku jeni ulur ju, e nëse në këtë rast njëri prej nesh thotë që kjo është tavolinë e tjetri thotë që kjo është vazo lulesh a nuk është se njëri prej nesh gënjen dhe thotë atë që nuk është në realitet? -Paulo u përgjigj: Po, kjo është e vërtetë, por raste të tilla nuk ekzistojnë në Bibël. -Unë: Nëse shohim në Bibël vargje kontradiktore, atëherë a është Bibla libër i vërtetë e i shenjtë? -Paulo: Po qe se ka vargje Biblike të tilla atëherë pa dyshim që s’mimd të jetë libër i shenjtë. -Unë: Tani shohim tek veprat e apostujve 2:34 shkruhet: “Sepse Davidi nuk është ngritur në qiell, madje ai vetë thotë: Zoti i ka thënë zotit tim ulu në të djathtën time.” Pra kush është zoti i Davidit dhe kush është Zoti i zotit të Davidit? -Paulo : Po, shumë e saktë pyetja dhe unë do tju sqaroj se kjo thënie është te Psalmet e Davidit. Psalmi 110 vargu 1 ku zoti i Davidit është Jezusi Mesia dhe Zoti i jezuesit, është Jehovai.(kete deshmitaret e jehovait paskan dy zota) -Unë: Atëherë le ti referohemi pak vargjeve Biblike e në fillim le të shohim te Samuel 2 kapitulli 24 vargu 1. “Zemërimi i Zotit u ndez përsëri dhe ai e ngriti Davidin kundër popullit të tij duke i thënë: Shko të bësh regjistrimin e Izraelit dhe të Judes.” Pra kush e nxiti Davidin? -Paulo: Jehovai e nxiti, përderisa thotë Bibla. -Unë: Këtu e thotë Zoti e jo Jehovai siç thoni ju. -Paulo: Po, por ne e kuptojmë që kur thuhet Zoti d.m.th., kur shkruhet Zoti në dhiatën e vjetër është fjala për emrin e Zotit që është Jehova dhe se këta që botojnë Biblën emrin e Jehovait siç është nga origjinali e kanë zëvendësuar me “Zoti” dhe në dhiatën e re me “Ati”. -Unë: Më fal Paulo a mund të ndalem pak më gjatë këtu? -Paulo: Natyrisht është e drejta juaj. -Mirë, po e marrim si të saktë këtë që thua se emri i Zotit është Jehova, por ju lutem mumd të shihni po në Bibël te Kronika 1 Kap. 21 vargu 1 :“Por Satanai u ngrit kundër Izraelit dhe e ngriti Davidin të bënte regjistrimin e popullit të Izraelit”. Hë, tani çmund të thoni që Zoti apo Jehovai paska edhe një emër tjetër që është Satana dhe del sipas jush dhe Biblës se Jezus Mesia paska zot Satanain. Pra mbas krahasimit të këtyre dy vargjeve Biblike, a mund të jetë Bibla libër i vërtetë e i shenjtë për t’u besuar se nuk ka ndryshime të theksuara, kur vargje të tilla të sjarojnë se Bibla është e shkruar nga njerëz të pa frymëzuar nga Perëndia, sepse Perëndia apo Zoti i vërtetë nuk do të frymëzonte njerëzit që të shkruanin librin e shenjtë, ku, Zoti të quhet Satana siç i vumë re në dy vargjet Biblike të mësipërme dhe të mos shkruhet emri i tij Jehova. Pra është absurde të mendosh se Bibla është vërtetë libër i shenjtë e i besueshëm. Ky ishte vetëm një rast që ekziston kontradita, por ka edhe shumë raste të tjera kontradiktore që dikush në Bibël thotë se Jezuesi ka ardhur, e dikush tjetër thotë që s’ka ardhur, pra nuk dihet saktë se erdhi Jezuesi apo nuk erdhi dhe për sa jezues flet Bibla, si dhe shumë e shumë kontrdita të tjera që do të vazhdojmë t’i shohim gjatë diskutimit duke ju referuar vetëm Biblës në shkrimet e saj. E më pas e shohim nëse është vall e rreme feja Islame siç u predikoni besimtarëve muslimanë apo atyre që nga origjina janë muslimanë mbasi ti keni hutuar e i keni futur në sektin tuaj e i thoni që është fe e rreme feja Islame kur vetë në librin tuaj mundoheni t’ju thoni se Bibla është libri i shenjtë pasi kështu thotë edhe Kurani. Me të vërtetë jeni shumë të çuditshëm për sofizimin që përdomi e i mashtroni. E ata që ju besojnë janë komplet të verbër pasi besojnë pa arsyetuar asnjë nga ç’ka u flisni. Por po e shohim se kush vallë është fe e rreme e tani vazhdojmë përsëri dialogun. -Paolo: Jo, nuk e vazhdoj më dialogun. -Unë: Pse?! -Paulo: Kështu nuk e vazhdoj por dua të di se cili është qëllimi yt që po e bën këtë dialog me mua? -Unë: Ju nuk doni të vazhdoni se e dini shumë mirë se do të dalin gabime të tjera e do të arrish deri aty sa të mendosh siç thotë edhe Bibla Korintasvel, kapitulli 15, vargu 14-15, “Por në qoftëse Krishti nuk është ringjailur, predikimi ynë është i kotë dhe i kotë është edhe besimi juaj.” dhe “Atëherë edhe ne do të ishim besimtarë të rremë të Perëndisë.” - Pra nuk dëshiron të arrish që të vetëquhesh dëshmitar i rremë. Tani po i përgjigjem pyetjes që më bëtë se cili është qëllimi im. Së pari: mbasi vetë kam besuar si kristian dhe kur e studjova vetë Biblën pashë se në ç’qorr sokak të çon, ku aq më tepër në një libër që është fund e krye me kundërthënie. Tani si musliman i kam të qarta. Pastrova besimin nga idhujtaritë, dhe Islami më ndriçoi që të dalloja qorsokakun që gatuat vetë dhe tani as ju vetë nuk gjeni dot rrugëdalje. Duke e pasur detyrë që t’u sqaroj juve që të shpëtoni nga ato rrugë qorre ku keni hyrë, mora përsipër tu sjell argumente të pakundërshtueshme që edhe ju ta besoni fenë Islame ose ta studjoni atë dhe të shihni se në ç’rrugë të gabuar keni hyrë. Së dyti: Në rast se keni vendosur të mbyllni logjikën dhe sytë ashtu siç bëni në besimin tuaj duke i thënë disa pjesëve të sajuar “libër Zoti apo i frymëzuar nga Ai”, atëherë do të përpiqem të sqaroj njerëzit e tjerë që i keni hutuar me të. Së treti: Ju këshilloj se nëse do flasësh për Kuranin dhe muslimanët fol me dije, dhe nëse se do, studioje dhe mos i ngatërroni njerëzit me lojëra fjalësh. -Paulo\ Qëllimin e kuptova, por unë do të vazhdoj këtë rrugë që më pëlqen. -Unë: Ty mund të të pëlqejë rruga që ke, por duhet të jesh i qartë se kush është në rrugë të gabuar. Ju po e mbyllni bisedën, por, për ju do ti tregoj të gjithë atyre njerëzve që kam mundësi t’ju tregoj. Pra nëpërmjet kësaj broshure i bëj thirrje të gjithë njerëzve, muslimanë a të krishterë por sidomos ish muslimanëve të jehovaizuar që të hapin arsyen dhe logjikën e besimit. Dhe aq më keq akoma mos e lënë veten të bëhen vegla të këtyre agjentëve armiq të së vërtetës. -Dhe Nje dialog tjeter me keta mashtruesat. Ne nje dialog me keta deshimtaret e Jehovait i pyet sa Zota besoni ju me tha: -Nje? i thashe po ata qe besojne shume Zota a jane jobesimtare? me tha: Po?(deri ketu jemi dakorte keshtu e thote dhe islami feja e vertete)(Te shikojme jane te drejte apo rrenacak ne ate qe thone!!)E pyeta po Jezusi kush eshte? me tha biri i Zotit.(1 i jati +1 i biri, e gjeni vete sa Zota behen) e pyeta po Engjejt kush jane? me tha bije te Zotit.(1 i jati + 1 i biri+ engjejt qe vetem Zoti e di numrin e tyre, Baraz shum Zota sipas tyre) U bindet qe jane mashtruesa?!! dhe mashtrojne njerzit duke u theneNe Besojme nje Zot por realiteti tyre eshte tjeter. Une jam njeri, babai im eshte njeri, femite e mi jane njerez.madje babi im eshte me i vjeter ndersa une jam me i fuqishem. Ata qe e krahasijne Zotin me krijesat ata nuk besojne Zotin e vertete por nje idhull qe kane te koka, Zoti eshte krijuesi i qiejve dhe Tokes pa kurrfare modeli te meparshem, kur e do dicka i thote behu ne moment behet dhe sa i perkete Fuqise nuk ka nevoje per ndihmetare, Nuk ka nevoje te haje apo pije apo marri frume qe te jete ekzistent eshte i Panevojshem per askend dhe asgje qe te jete Ekzisten. Eshte i Plotpushtetshem ka pushtet apsolut. eshte i Pafillim dhe i Pafund, nuk ka kohe qe nuk ka ekzistuar dhe nuk ka kohe qe nuk do ekzistoje eshte I Gjalli i Perjeteshmi, te cilit askush nuk i Perngjason. te cilin nuk mund ta perfytyroje askush se cdokush nga ne bazohet ne ate qe ka bare dhe digjuar por kur nuk ka te barabarte apo te ngjashem me Te nuk mund ta imagjinosh. dhe eshte jashte perceptimit tone te ceket. nese e perngjason realisht beson nje idhull te koka dhe jo Zotin e vertete. i Cili eshte krijuesi i qiejve dhe Tokes dhe cka ndermjet tyre, Jetedhenesit Jetemarresit qe askush dhe asgje nuk mund ta beje te pa afte. Ai eshte zoti i verte qe e meriton Adhurimin. Ne adhurimin ndaj Tij ka thirrur cdo profet cdo i derguar i Zotit, ne vetem Ate e adhurojme dhe vetem Atij i Lutemi. Ai eshte Lutjepranuesi Gjithdigjuesi Gjithshikuesi. Madje dhe profeti Isa(Jezusi) vetem atij i Lutej dhe vetem ate e adhuronte si muslimanet sot me fytyre ne toke(Mateo 26:36-39). Zoti thote ne kuran shembulli i Isait(Jezusit ) te krijuar pa baba eshte si shembulli i Ademit(njeriut pare te krijuar pa nene dhe pa baba). Per Allahun zotin e gjithesise asgje nuk eshte e pamundur. Thot Allahu ne kuran per kuranin: A nuk e përfillin ata (me vëmendje) Kuranin!? Sikur të ishte prej dikujt tjetër, përveç prej All-llahut, do të gjenin në te shumë kundërthënie. Suretu (4) En- Nisae:82 shiko po te jap nja edhe nja 13 kunderthenie te bibles ose me pak se pertoj ti shkruaj po kam ne nje flet mbi 100, dhe dje i pash. dhe i vertetova keto ne bibel.(shikoi pjest me vemendje ne bibel dhe a tregojn keto qe te kam shkrojtur me posht apo jo) 1- Sipas 2 Samuel 5:14-16 , bijt e Davidit qe linden ne Jeruzalem ishin 11, ndersa sipas 1 Kronikave 14:4-7 ata ishin 12? 2- Sipas 2 Samuel 8:4 tregon se Davidi mori 1600 kalores ndersa te 1 Kronikat 18:4 thuhet se Ai mori 7000 kalores.????? 3-Sipas 2 Samuel 10:18 Davidi vrau 40 000 kalores, ndersa sipas 1 Kronikave 19:18 ai vrau 7000 kalore. ??????????? 4-Ne 2 Samuel 23:8 thuhet se Josheb Bashshebethi kishte vrare 800 njerez ne nje here te vetme, ndersa 1 Kronikat thote se ai kishte vrare 300 njerez.????????? 5- Sipas 2 Samuel 24:9 thuhet se pas regjistrimit ne Izrael kishte 800 000 burra te afte per te perdorur shpaten, dhe ne Jude 500 000. ndersa Sipas 1 Kronikave 21:5 ne izrael kishte 1 100 000 ndersa ne jude 470 000.???? ...etj...kunderthenie qe nuk po i shkruaj. Ky eshte dhe besimi jone per biblen. ajo eshte e ndryshuar dhe e devijuar nga e verteta. Kurani eshte libri i fundit prej Zotit te gjithesise. Libri qe nuk ka kunderthenie sepse eshte ne mbrojte nga Krijuesi Madheshtore. Allahu thot ne Kuran: Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kuranin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.((15) Hixher:9) Shpresoj qe ky shkrim te jete meshire dhe udhezim per ju, per ne rrugen e drejte dhe te vertete, argument dhe shpetim per ju. Qe fjala e Zotit te gjithesise te jete me e larta. O Zot ma beje mua te verteten te vertet dhe me afro tek ajo , ma bej te koten te kote dhe me largo prej saj, me bej mua prej te udhezuarve ne rrugen e drejte, jo prej te humburve dhe jo pre atyre qe ndoqen hidherimin tend. Amin(o Zot pranoe kete lutje) se vetem ti je Lutjepranuesi. Allahu na befte musliman(te neneshtruar vetem ndaj Krijuesit te gjithesis) dhe ndaj askujt tjetri. Makina Shitje Myftinia Elbasan Umer Ebu Frenkli Kujtim Hasani كويتيم حساني Umer Korra Ilir Lazio Qafa Luciana Fieri Luisito Kuqi Arber Lukani Arber Kasa selamu alejkum.
Posted on: Mon, 04 Nov 2013 13:00:39 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015