Tema:”Pasuria dhe femijet janë stoli e kësaj bote…” Kjo - TopicsExpress



          

Tema:”Pasuria dhe femijet janë stoli e kësaj bote…” Kjo bote është e mbëshjellë me një petk të florinjtë,e rreth saj vërtiten më të dashurat për njeriun;pasuria që posedon dhe femijët që Allahu ëh.sh na dhuron. Cdo gjë në këtë jetë është krijim i Allahut dhe një prej mirësive të panumërta që Allahu (sët) i ka dhuruar robërve te Tij është trashëgimi i pasardhësve te denje.Këtë argument Allahu na e sqaron me shpalljen hyjnore Kur’anin: “ O ju njerëz, nëse dyshoni për ringjalljen, atëherë (mendoni krijimin tuaj që) Ne u krijuam ju prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej një gjaku të ngjizur, pastaj prej një sa kafshatë mishi, që është krijesë e formuluar ose e paformuluar, në mënyrë që t’ju sqarojmë. Ndërsa atë që e dëshirojmë Ne, e përqëndrojmë në mitër deri në një afat të caktuar, e mandej u nxjerrim foshnje dhe ashtu të arrini pjekurinë tuaj. Ka që dikush prej jush vdes herët, e dikush të jetojë deri në pleqëri të thellë, në mënyrë që të mos dijë asgjë nga dija që ka pasur. E ti e sheh tokën e tharë - të vdekur, e kur Ne ia lëshojmë asaj ujin ajo gjallërohet, shtohet dhe nga të gjitha llojet rritë bimë të këndshme.”(Haxhxh:5) Për rreth pesëdhjetë vjet me rradhë islami ka qenë në errësirën e injorancës së pashoq,në injorancën e mosbesimit e te padijes.Gjatë kësaj periudhe,foshnjat femra ishin turp për shoqërinë,e për më tepër kjo e fundit ishte në dekadencë të plotë,politeizmi ekzistonte në masë e padituria e urtësia as që njiheshin.Por vallë edhe sa vite do të vazhdonte kjo gjendje e mjerueshme ku askush nuk po lëviste as gishtin më të vogël për një ndryshim të situatë së krijuar…? Ishte islami ai që ndezi një dritë sa e qiririt për të shikuar përtej errësirës dhe për të ngritur themelet e shoqërisë islame mbi dy shtylla te forta:Kur’ani dhe sunneti. Ne qendër të shoqërisë qëndronte njeriu,si krijesa më e priviligjuarqë Allahu ka krijuar.Por kjo krijesë është e aftë që të punojë e të lëvrojë në lëmin e dijes e arsimimit,sikurse mund t’I keqpërdorë aftësitë e saj dhe ta shpie shoqërinë në humbje e fenomene te këqija,fatkeqësisht sot shumë të përhapura. Zanafilla e të gjithë kësaj qëendron tek edukimi dhe arsimimi I gjeneratave me frymën dhe edukatëne pastër islame.Kjo e fundit në islam përbën edhe thelbin e shoqërisë. Por cili është kujdesi që I duhet përkushtuar edukimit të fëmijëve? Përkushtimi ndaj kujdesit të fëmijëve duhet të jetë maksimal,duke qenë se statistikisht ato zënë një përqindje të konsiderueshme në rruzullin tokësor.Numri i fëmijëve poshtë moshës 15 vjec përbën 36% të popullatës së botës,në disa kontinente të tjera ulet kjo shifër në 27%,por arrin pikun ne botën islamikerreth 67milion fëmijë,që e përkthyer në përqindjearrin në 45%.Nisur nga shifrat,individet,shoqëria e më gjërë duhet ta konsiderojne këtë shtresë si me më shumë nevojë e përkujdesje.Allahu I madhëruar thotë në Kur’an:”Dhe Allahu ju nxorri nga barqet e nënave tuaja të paditur”. Nga ajeti i mësipërm del qarte te prerazi se njeriu lind i paditur nga asgjëja,por i veshur me instikte,energji e vlera te shumta natyrore.Por a nuk i duhet dhënë zhvillim këtyre dhuntive të natyrës në mënyrë që të lindin filiza të rinj të shoqërisë?Babai e nëna janë përgjegjës për fëmijën dhë do të pyetën në Ditën e Gjykimit për misionin e tyre, a e kryen atë dhe sesi e kryen.Ambjenti ku individi banon e jeton ndikon së tepërmi në edukimin e tij,përfshirë këtu edhe paraardhësit.Transmetohet nga Ebu Hurejre(r.a) se një burrë shkoi tek Profeti (s.a.v.s)dhe i tha:”O Profet i Allahut, më ka lindur një fëmijë i zi.Tha Profeti (s.a.v.s)-A ke deve? Tha burri:- Po.Tha Profeti (s.a.v.s)-C’ngjyrë kanë? Tha burri të kuqe.Tha Profeti (s.a.v.s)- A ka prej tyre deve larushe? Tha burri:- Po. Tha Profeti (s.a.v.s)- Si ka ndodhur kjo? Tha burri :-Ka mundësi t’i ketë ngjarë paraardhësve të saj. Tha Profeti (s.a.v.s)- :- Ndoshta me djalin tënd ka ndodhur e njëjta gjë. Edhe në librin e shenjtë të Kur’anin,Allahu na e sqaron përmes ajeteve te bukura,” O motra e Harunit, babai yt nuk ishte njeri i prishur e as nëna jote nuk ka qenë e pamoralshme! « (Merjem :28)E nga kjo kuptojme bukur e qartë se padyshim paraardhësit tanë ndikojnë së tepërmi në edukimin e brezave te rinj. Në të vërtetë fëmijët janë si lulet… Lulet duhen ujitur vazhdimisht për të dhënë frute shumëngjyrëshe e te bukura, ashtu si edhe fëmijëve u nevojitet një edukatë shembullore për t’u veshur me sjellje te bukura e plot vitalitet sikurse lulet. Për nga rëndësia e të rinjve të shoqërisë,Kombet e Bashkuara vendosën që viti 1979 të jetë viti i fëmijëve në të gjithë rruzullin tokësor. Ato duhet të ushqehen me ilm e dituri e te mos mbajne dietë ndaj këtij ushqimi të shëndetshëm. Bota prejhistorike ka njohur shumë mangësira e vështirësi rreth kësaj problematike. Spartakët i vrisnin fëmijët, cfarëdolloj gjinie nqs ishin të dobët ose të mangut fizikisht. Romakët e kishin vetë në dorë jetën e fëmijëve,a thua vallë ishin ato që jepnin jetë e vdekje. Sa i përket grekëve të lashtë,ata i përbuznin e i veconin larg syrit të njerëzimit në vende të pabanuara fëmijët me të meta. Kjo pasqyrë është vërejtur edhe tek disa fise arabe që i mbysnin fëmijët për të shpëtuar nga kthetrat e zeza të varfërisë që i kishte kapluar. Por vetëm Allahu është Furnizuesi e Dhuruesi që na furnizon e dhuron pa masë krijesat e Tij duke i dhënë secilës prej tyre riskun. Thotë Allahu ne Kur’an : « Ju mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, se Ne ua sigurojmë furnizimin atyre dhe juve, e mbytja e tyre është mëkat i madh.»(El- Isra :31) Ato i zhduknin krijesat femra sepse i shihnin si përcmim e mallkim,dhe jo si një begati e mirësi e madhe prej Allahut. Thotë Allahu ne Kur’anin Kerim: » Kur ndonjëri prej tyre lajmërohet me (lindjen) vajzë, fytyra e tij prishet dhe bëhet pot mllef.Fshihet prej njerëzve, për shkak të asaj të keqeje me të cilën u lajmërua (e konsideron bela, e jo dhuratë prej Zotit). Mandej, (mendon) a do ta mbajë atë, ashtu i përulur, apo do ta mbulojë atë (të gjallë) në dhe. Sa i keq është ai gjykim i tyre”(En-Nahl: 58-59) Allahu e ka krijuar për të qenë zemra e një shoqërie të lirë e demokratike.Prej kësaj rëndësie edhe në Kur’an Allahu ka emërtuar një sure të tërë kushtuar grave En-Nisaë,duke qenë se pjesën më të madhe ia kushton dispozitave rreth pozitës së gruas në islam. Së fundmi, fëmijët janë e ardhmja,e për një të ardhme të shëndoshë duhen fëmijë të edukuar e me moral të lartë, e për të rritur të tilla krijesa duhet edukatë e shëmbëlltyrë e rregullt prindërore. Përgatiti: Jonida HOXHA
Posted on: Sat, 28 Sep 2013 18:02:39 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015