Terapi me ultratinguj për veshkat! Trajtimi me terapi - TopicsExpress



          

Terapi me ultratinguj për veshkat! Trajtimi me terapi ultra-tingujsh mund të rezultojë si një metodë efikase dhe të parandalojë nevojën e një ndërhyrje kirurgjikale në veshka. Kështu sygjeron një studim i një ekipi të Universitetit të Virxhinias i botuar në revistën e Shoqërisë Amerikane të Nefrologjisë. Por në fakt bëhet fjalë për parandalimin e një operacioni të dytë, pas një operacioni të parë të madh të kryer më herët. Përfundim i shkencëtarëve vjen pas eksperimenteve të kryera me sukses te minjtë për dhimbjen akute në veshka – ose humbjen e papritur të funksioneve të këtij organi. Këto probleme te njeriu mund të shkaktohen nga pneumonia, apo dhe një atak kardiak. Sepse, në rast se është kryer më parë një operacion në zemër, atëherë veshkat mund të jenë privuar nga furnizimi normal me gjak gjatë kryerjes së kësaj procedure. Kështu që trajtimi me ultra-tinguj, sipas studimit ka stimuluar fillimisht reaksionet anti-inflamatore të shpretkës, e cila ka krijuar më pas mbrojtjen e nevojshme të veshkës. Kjo metodë është realizuar si një procedurë e thjeshtë, efektive dhe jo-toksike për parandalimin e dhimbjeve akute te veshkave te kafshët. Shkencëtarët madje besoj se trajtime të ngjashme mund të rezultojnë mjaft efikase edhe për problemet e organeve të tilla të trupit të njeriut, si zemra, mushkëritë, apo mëlçia. cl 77news.al
Posted on: Fri, 09 Aug 2013 08:28:18 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015