Thiago Silva mohon gjetjen e akordit me Barcelonën Pasi mori - TopicsExpress



          

Thiago Silva mohon gjetjen e akordit me Barcelonën Pasi mori disa refuzime nga Chelsea për David Luiz, Barcelona duhet të regjistrojë një tjetër frenim që tani vjen nga ana e Thiago Silvës. Në Spanjë mediat sportive kanë ditë që flasin për një marrëveshje ekonomike të arritur tashmë me mbrojtësin brazilian por përgënjeshtrimi ka ardhur nga vet ish mbrojtësi i Milanit që mohon se ai dhe manaxheri i tij të ketë patur ndonjëherë kontakt me drejtuesit katalanas. Mbrojtësi i PSG ka dashur të sqarojë këtë situatë me një komunikatë zyrtare nga ana zëdhënësit të shtypit personal Cadu Machado i cili ka shkruan në Twitter këtë deklaratë: Thiago Silva dhe agjenti i tij Paulo Tonietto mohojnë cdo kontakt apo marrëveshje për transferimin e atletit në Barcelonë ashtu sic kishin shkruar disa media në Spanjë. Megjithatë merkato është e gjatë dhe largimi i trajnerit Carlo Ancelotti dhe sidomos ai i brazilianit Leonardo që nuk do të jetë më drejtori sportiv i klubit parisien mund të jetë një shtysë më e madhe për një largim të mundshëm të mbrojtësit brazilian nga kryeqyteti francez.
Posted on: Thu, 11 Jul 2013 21:34:16 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015