Thonë që të jesh I lumtur duhet të bësh atë që ndjen. Në - TopicsExpress



          

Thonë që të jesh I lumtur duhet të bësh atë që ndjen. Në rregull..Meqënëse lumturia ime je ti po nisem.Ku I dihet,ndoshta rrugës takoj njerëz të tjerë që kanë marrë të njëjtën rrugë si unë.Do I pyes. Do I pyes se cfarë është dashuria..Do I pyes nëqoftëse edhe ata ndihen njësoj si unë kur personi që I bën të lumtur ndodhet larg duarve të tyre. Po ti si ndihesh? Sepse ndjesia që unë kam kur ndodhesh larg nuk përshkruhet me fjalë.Më dhemb,më shtrëngon fytin,me merr mendjen,me hedh tutje,me roberon…Po vij tek ti sepse nuk e duroj dot këtë gjëndje.Nuk e duroj dot largësinë e pamëshirshme qe po më torturon.Do vij..Po po,do vij aty tek ti dhe do të të gjej kudo që të jesh.Dashuria që kam për ty më ka bërë një nuhatëse te mbrekullueshme të aromës tënde.E ndjej kur je pranë. Zemra me ngacmon. Do të vij dhe sa të të shoh do të të përqafoj,do të të shtrëngoj fort dhe do të të kërkoj të mos flasësh,të mos pyesësh se si mendja ime e cmendur më solli aty tek ty,por të më cosh diku ku të të kem vetëm për vete.Diku ku të ekzistojmë vetëm unë dhe ti.Diku ku bota të jetë e jona.Diku ku të thërras me sa fuqi kam ‘Të Dua’ Diku ku askush të mos na shqetësojë.Do harroj,të premtoj do harroj cdo gjë dhe do të të përkushtohem vetëm ty. Po nëqoftëse të gjej me dikë tjetër?? Po nëqoftëse bota jote është dikush tjetër?? Gjithsesi do të vij.Do I bëj të gjitha këto që të thashë.Do të të kerkoj vetëm një ditë të të kem për vete.Po pastaj?? Pastaj do të kthehem.Do kthehem edhe nëqoftëse zemra del nga vendi duke thirrur emrin tënd dhe do bëj atë që duhet.
Posted on: Sat, 16 Nov 2013 20:53:59 +0000

Trending Topics




© 2015