Tirana/ Shkarkohet Bulku, Mema kandidat për - TopicsExpress



          

Tirana/ Shkarkohet Bulku, Mema kandidat për pankinën Shkarkimet e trajnerëve tek Tirana duket se nuk kanë të mbaruar…. Pas Nevil Dedes dhe Alpin Gallos është Sokol Bulku, ai i cili u ermërua në emergjencë për të drejtuar bardheblutë, por që dje në mbrëmje është shkarkuar pas humbjes në Lushnjë. Bulku kishte vetëm pak ditë në detyrë, madje ai mori ekipin vetëm në mesjavë dhe nuk kishte kohën e duhur për të ndryshuar shumë në sfidën me Lushnjën. Tirana, vazhdon që të ketë probleme dhe sikur të mos mjaftojnë rezultatet e dobëta, ndërrimet e shpeshta të trajnerëve po sjellin edhe një kaos të vërtetë brenda “familjes” bardheblu. Një situatë e tillë duket e zymtë, ndërsa merkato e janarit është larg, për të ndryshuar imazhin e Tiranës që ndryshe nga rivalët për mbijetesë, javët e fundit nuk po merr asnjë pikë, duke e bërë edhe më të vështirë objektivin. Tirana, kështu ka ndërruar brenda 13 javëve trajnerin e tretë. MEMA KANDIDAT - Ndërkohë, pas shkarkimit të Sokol Bulkut, burime brenda klubit bardheblu bëjnë me dije se mund t’i propozohet Ardian Memës drejtimi i skuadrës, provizorisht deri në një zgjidhje përfundimtare. Megjithatë, kjo është një hipotezë që ka dalë dje, ndërsa sot pritet që të ketë të tjera zhvillime tek 24 herë kampionët.
Posted on: Sun, 01 Dec 2013 09:40:39 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015