Tirana kishte rreth 20 vjet më parë 25 fusha futbolli të - TopicsExpress



          

Tirana kishte rreth 20 vjet më parë 25 fusha futbolli të përmasave standarde, në të cilat stërviteshin me mijëra të rinj kryeqytetas, teksa klubet e mëdha e të traditës, Tirana, Partizani e Dinamo, kishin dhe komplekset e tyre stërvitore, duke pasur një rivalitet të madh në të gjitha kompeticionet futbollistike. Sot kanë mbetur vetëm pak fusha, pavarësisht se popullsia e Tiranës si kryeqytet është rritur më e pakta tri herë. Degradimi i terreneve dhe mungesa e investimeve për klubet e futbollit ka bërë që situata të paraqitet e pashpresë dhe nuk është rastësi që tre gjigantët e futbollit shqiptar, pra Tirana, Partizani e Dinamo, luftojnë në kushtet e mbijetesës dhe larg objektivave sportivë.
Posted on: Wed, 14 Aug 2013 13:09:10 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015