Tiranë më 09.08.2013 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në - TopicsExpress



          

Tiranë më 09.08.2013 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi me 4 vota pro: - Projektvendimin “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor të Partisë “Partia Kristian Demokrate” për zgjedhjet e pjesshme për për Kryetar të Komunës Dardhas, Qarku Korçë dhe Komunës Rrethinat, Qarku Shkodër, të datës 01.09.2013”. - Projektvendimin “Për regjistrimin e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Komunës Dardhas, Qarku Korçë dhe Komunës Rrethinat, Qarku Shkodër, që do të zhvillohen më datë 01.09.2013”. - Projektvendimin “Për miratimin e modeleve të kandidimit, që do të përdoren për zgjedhjet e pjesshme, për Kryetar të Komunës Dardhas, Qarku Korçë dhe Komunës Rrethinat, Qarku Shkodër, që do të zhvillohen më datë 01.09.2013”. - Projektvendimin “Për miratimin e modeleve të dokumenteve që do të përdoren nga grupi i numërimit dhe Komisioni i Zonës së Administrimit Zgjedhor për nxjerrjen e rezultateve të zgjedhjeve të pjesshme për Kryetar të Komunës Dardhas, Qarku Korçë dhe komunës Rrethinat, Qarku Shkodër, të datës 01.09.2013”. - Projektvendimin “Për miratimin e modelit të fletës së votimit për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Komunës Dardhas, Qarku Korçë dhe Komunës Rrethinat, Qarku Shkodër, që do të zhvillohen më datë 01.09.2013”. - Projektvendimin “Për përcaktimin e sasisë së fondit publik që përfitojnë partitë e regjistruara si subjekte zgjedhore për zgjedhjet për Kuvend të datës 23 Qershor 2013”. - Projektvendimin “Për kallëzim penal ndaj personave të ngarkuar me administrimin e procesit të votimit dhe numërimit të votave të cilët kanë shkelur dispozitat e Kodit Zgjedhor, për zgjedhjet për Kuvend të datës 23 Qershor 2013”. Në zbatim të nenit 21 pika 20, nenit 23 pika 1, gërma “a”, nenit 168 të ligjit 10019 të datës 29.12.2008 “kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, neni 281 i Kodit të Procedurës penale, neni 326 dhe neni 330/a i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të kallzojë penalisht 45 komisionerët e ZAZ-së 13 dhe 5 komisionerët e ZAZ-së 15 në Qarkun e Lezhës. - Projektvendimin “Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve të KZAZ-së nr. 73, për zgjedhjet e pjesshme, për Kryetar të Komunës Dardhas në Qarkun e Korçës, të datës 01.09.2013”.
Posted on: Fri, 09 Aug 2013 09:58:22 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015