Tiroidja, si mjekohet kjo sëmundje dhe si mund ta parandalojmë. - TopicsExpress



          

Tiroidja, si mjekohet kjo sëmundje dhe si mund ta parandalojmë. Tiroidja është një problem i shumë njerëzve. Mungesa e jodit është një ndër shkaktarët që sjell probleme me tiroiden. Mjekja endokrinologe,, shpjegon gjithçka që duhet të dimë për këtë sëmundje. Si mund ta kuptojmë nëse kemi strumë të tiroides, si mjekohet kjo sëmundje dhe si mund ta parandalojmë. Tiroidja Tiroidja është një gjëndër në formën e fluturës, që gjendet në pjesën e përparme dhe të poshtme të qafës. Ajo peshon 30-40 gram dhe tek njerëzit që nuk kanë mungesë të jodit ajo nuk mund të shihet dhe as të preket. Për të gjykuar mbi përmasat, strukturën dhe vaskularizimin (furnizimin me gjak) të kësaj gjëndre, përdoret ekografia e tiroides, që është një ekzaminim i thjeshtë dhe jo traumatik. Tiroidja është një gjëndër endokrine, pjesë e sistemit endokrin të organizmit, ku përfshihen të gjitha gjëndrat që prodhojnë hormone. Megjithëse e vogël nga madhësia, gjëndra tiroide është mjaft e rëndësishme për organizmin, sepse hormonet që prodhohen në të, T3-trijodtironina dhe T4-tiroksina, janë të domosdoshme për procesin e rritjes së organizmit, zhvillimin fizik dhe intelektual të tij, si dhe për shumë procese të shkëmbimit të lëndëve në trupin tonë (procese metabolike). Procesi i formimit të këtyre hormoneve në tiroide është i varur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga sasia e jodit që organizmi ynë përvetëson nëpërmjet ushqimeve natyrore dhe ujit të pijshëm, sepse jodi është elementi kryesor që mundëson formimin e T3 dhe T4. Çdo njeri ka nevoje të përvetësojë rreth 200 mikrogram (0,2 miligram) jod në ditë, sasi kjo e mjaftueshme për nevojat e organizmit. Nëse kjo sasi nuk arrihet të merret, gjëndra tiroide do të funksionojë në mënyrë të sforcuar për të prodhuar hormonet. Kjo situatë manifestohet me zmadhimin e saj. Pikërisht ky zmadhim që bën gjëndra tiroide, si pasojë e funksionimit të saj të sforcuar, quhet strumë (gushë) e tiroides. Mungesa e jodit Mungesa e jodit është një problem me të cilin është përballur e gjithë bota. Kjo për faktin se si pasojë e veprimeve mijëra vjeçare të faktorëve natyrorë si shkrirja e akullnajave, bora, shirat dhe përmbytjet e lumenjve, jodi është përqendruar në dete dhe oqeane. Pra, jodi ekziston, por jo në vendin e duhur, në tokë, ku rriten dhe riprodhohen produktet e ndryshme ushqimore që furnizojnë organizmat e gjalla. Në vendet e zhvilluara kjo mungesë e jodit është kompensuar prej vitesh nëpërmjet politikave shëndetësore të orientuara drejt shtimit të sasisë së jodit në produkte ushqimore më shpesh të konsumueshme nga popullata, si uji, kripa, mielli, vaji, etj. Në vendin tonë ende konstatohet ky fenomen, veçanërisht në zonat e thella, që ndodhen larg detit. Mungesa e jodit mund të reflektohet me dëmtim të cilësisë së jetës, pasi ajo mund të shkaktojë ndjesinë e lodhjes, përgjumjes gjatë ditës, ndjesinë e të ftohtit, tharje të lëkurës, rënie të flokëve, ngadalësimit të lëvizjeve dhe të proceseve intelektuale, si ulje të memories dhe inteligjencës, nervozizëm, kapsllëk, shtim të pashpjegueshëm në peshë (ndjesinë e fryrjes), etj.
Posted on: Fri, 16 Aug 2013 20:52:05 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015