Titullarët e Kukësit,pjesë e bardhebluve Një pjesë e - TopicsExpress



          

Titullarët e Kukësit,pjesë e bardhebluve Një pjesë e lojtarëve të Kukësit pritet të lënë verilindorët për t’u veshur bardheblu. Gjithmonë nëse do të miratohet projekti “Gjici”, bashkë me presidentin, në kryeqytet pritet të mbërrijnë edhe një pjesë e skuadrës që sezonin e fundit arriti të shpallen nënkampione e Shqipërisë. Nga portieri Halili, tek Malakarne, Allmuça, Ylli Hoxha, apo dhe serbi Popoviç, pritet të shtojnë radhët bardheblu për të ribërë edhe njëherë tjetër Tiranën një skuadër pretendente. Bashkë me ta, presidenti i ardhshëm i bardhebluve, ka bërë në plan të afrojë edhe disa futbollistë boshnjakë, serbë dhe maqedonas, emrat e të cilëve janë piketuar tashmë. Gjithashtu, Tirana në projektin “Gjici”, ka në plan të marrë edhe dy apo tre futbollistë të spikatur nga Skënderbeu, lojtarë të cilët ende nuk kanë firmosur për kampionët e vendit.
Posted on: Fri, 02 Aug 2013 21:40:38 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015