Tohir, presidenti i ri: Premtoj Interin e madh Tohir dhe Morati - TopicsExpress



          

Tohir, presidenti i ri: Premtoj Interin e madh Tohir dhe Morati Në shtëpinë e Interit ka nisur një erë e re. Ish-presidenti Masimo Morati ka konfirmuar se pronari i ri i Interit dhe njëkohësisht president do të jetë Erik Tohir, duke pranuar që ai do mbulojë rolin e presidentit të nderit. Njeriu, i cili e drejtoi për 18 vite klubin milanez, nuk do jetë as pjesë e këshillit administrativ të klubit, ndërsa zëvendëspresident është emëruar i biri, Anxhelomario Morati. Kjo është ajo që ka dalë dje nga asambleja e këshillit administrativ, gjatë të cilës është zyrtarizuar Erik Tohiri në krye të zikaltërve. Këshilli administrativ - Anxhelomario, djali i ish-pronarit të Interit, do të punojë krah për krah Erik Tohirit në këshillin administrativ të klubit. Ditën e djeshme asambleja e aksionarëve emëroi edhe emrat e rinj të bordit. Këshilli i ri administrativ do të formohet nga 8 pjesëtarë, të cilët janë: Erik Tohir, Rosan Roeslani, Handi Soetedjo, Tomas Shreve, Hioe Isenta, Anxhelomario Morati, Rinaldo Gelfi dhe Alberto Manzoneto. |Tohir – Në konferencën e tij për shtyp, indoneziani e nisi fjalimin duke falënderuar kolegun e tij Morati dhe personat që i kanë qëndruar pranë: “Dua ta falënderoj Masimo Moratin për besimin dhe mbështetjen që më ka dhënë, si dhe dy ortakët e mi, Roesan dhe Handin, të cilët i njoh prej shumë vitesh. Mbi të gjithë dua të falënderoj tifozët në të gjithë botën, të cilët më kanë kontaktuar nëpërmjet rrjeteve sociale. Kjo është një ditë speciale për jetën time. Interi është një histori dashurie, një traditë për fitore dhe ambicie për sukses. Dua të citoj të ndjerin Faketi me shprehjen e tij të famshme: ‘Sekreti i çdo suksesi është bindja te forcat e tua’”. Menjëherë derbi - “Chi non salta rossonero e” (Kush nuk kërcen, është milanist…)”, – këto ishin fjalët e para të thëna nga Tohir në italisht. Më pas indoneziani ka vijuar: “Fillimisht kur fola me Moratin, fokusi ishte te ndërtimi i një strategjie fituese. Në Azi banojnë 2.5 miliardë persona, ndërsa 250 milionë në Indonezi. Njerëzit duhet të integrohen që shikueshmëria e Serisë A të jetë si në vitet ’80″. Objektivi - Në fund indoneziani flet për synimet dhe strategjitë që duhen ndjekur: “Objektivi ynë është që të ndërtojmë një klub kompetitiv nga ana ekonomike që të rivalizojë me skuadrat elitare të planetit”. Tohir ka falënderuar Zotin pasi, sipas tij, kjo është një ëndërr që më në fund po bëhet realitet. Për të shpjeguar këtë falënderim të veçantë ai ka bërë me dije se në vitet ’90 bënte tifo për ekipin zikaltër kur ishte adoleshent. Pronari i ri nuk ka dashur të futet në analizën teknike, por ka siguruar tifozët e Interit se do të ndërtojë një skuadër kompetitive, e cila do të prodhojë një futboll të bukur për t’u parë. “Synimi im është që ta përforcoj edhe më tepër këtë skuadër. Maxarri? Ai ka hedhur bazat për të ardhmen dhe mund t’ju them se për dy ose tri vite Interi do jetë një skuadër më kompetitive. Dua ta siguroj presidentin Morati dhe tifozët që strategjia dhe synimi im është të vijoj punën e mrekullueshme të bërë përgjatë këtyre 18 viteve”, – përfundoi Tohir.
Posted on: Sat, 16 Nov 2013 15:09:17 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015